• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Policët nuk u rrezikuan”, prokuroria habit me ndryshimin e akuzës për incidentin e Elbasanit

by A R
26/09/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit në emisionin “Opinion” në TV Klan të pamjeve ekskluzive të momentit të përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshani nga një Audi i blinduar, prokuroria ka bërë një këqyrje të hollësishme të tyre. Pamjet janë sekuestruar në TV Klan pas përfundimit të emisionit.

Bazuar në to, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë, duke e dërguar dosjen për hetim në organin e akuzës së Elbasanit, raporton televizioni ABC News.

Nga këqyrja e pamjeve te kamerave të sigurisë të shfaqura në Opinion, prokuroria ka krijuar bindje se nuk ka pasur sulm të drejtpërdrejt të forcave blu, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 i blinduar.

Pavarësisht se vepra fillimisht u kualifikua si “vrasje e mbetur në tentative ndaj punonjësit të policisë”, kjo gjë u rrëzua pas publikimit të pamjeve.

E gjithë skena zhvillohet përpara tregut agro-ushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela.

Për Prokurorinë, në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat Klement Xhaferrin, Audi vjen me force për të hyrë në tregun ushqimor.

Siç shihet në pamje, ky automjet godet makinën e policisë.

Nga ky incident, efektivëve nuk ju është kërcënuar jeta, thonë nga organi i akuzës, pasi sipas tyre, ata ndodheshin në distance nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e tyre ishin brenda në furgonin e forcave speciale “Shqiponja”.

Por një ndër akuzat që mund të kualifikohet kjo vepër, është mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe largimi nga vendi i ngjarjes, kompetence kjo që e hetojnë prokuroritë e rretheve dhe jo ajo e Krimeve të Rënda.

Dy ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën e arrestit me burg, Ledio Zabelin dhe rojën e objektit, Valmir Dedja.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” Klement Xhaferri është në në mase sigurie arrest shtëpiak./a.m.

Next Post
Sharje, ofendime dhe kapje prej flokësh mes infermiereve, dënohet me gjobë një prej tyre

Tragjike! Foshnja 4-muajshe ndërron jetë te Pediatria, babait i bie të fikët dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In