• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policë për sigurimin e detyrueshëm/ Ndryshimet e reja ligjore, ja lehtësitë për qytetarët pas 1 korrikut

by
20/05/2021 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të ri, që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Bëhet fjalë për policën e sigurimit TPL, policën e pasagjerëve në transportin publik dhe policën e sigurimit kufitar. Modelet e reja të policave, që pasi t’i nënshkrohen konsultimit publik, pritet të miratohen nga Bordi i Autoritetit, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në kushtet e përgjithshme, në faqen e pasme të policës së sigurimit TPL, përfshihet detyrimi ligjor i shoqërive të sigurimit për të shpërndarë formularin “Raportit Evropian i Aksidenteve”, së bashku me policën e sigurimit. Ky formular do të përdoret në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30 mijë lekë, nëse drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për përgjegjësinë dhe nënshkruajnë formularin, pa lindur nevoja që polica rrugore të vijë në vendngjarje.

Gjithashtu, në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.

Mes ndryshimeve të reja është edhe ai që ka të bëjë me shmangien e Fondit të Kompensimit, ku palës së dëmtuar në një aksident i jepet e drejta t’i drejtohet me kërkesë për dëmshpërblim drejtpërdrejt shoqërisë së saj të sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar, mbi çdo dëm të shkaktuar mbi pronën apo shëndetin e tij.

Gjithashtu, në pjesë e pasme të policës së re të sigurimit TPL, janë reflektuar ndryshimet ligjore në lidhje me limitet e përgjegjësisë, ku parashikohet rritje e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, në 1 korrik të këtij viti, shoqëruar me rritje graduale nga 1 janari 2022 deri në 31.12.2026.

Ndryshimet ligjore janë reflektuar gjithashtu edhe te kushtet e përgjithshme te polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik, si edhe policat e sigurimit kufitar. Personat që presin siguracionin duhet të lexojnë paraprakisht kushtet e përgjithshme të sigurimit, për t’u informuar edhe për rastet kur mund të përjashtohen nga mbulimi me sigurim, ose dëmshpërblimi./ b.h

Next Post
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, edhe Floriana Garo merr një vendim

Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, edhe Floriana Garo merr një vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

January 20, 2026
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In