• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policë dhe zyrtarë para gjykatës/ Të 18 abuzuesit me ndërtimet në Durrës, s’i nxë kafazi i qelqtë(VIDEO)

by Java News
12/01/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuror i çështjes është Afrim Shehu, ndërsa gjyqtar që do të vlerësojë masat Paulin Cera. Të gjithë të arrestuarit janë të pranishëm në gjykatë, për policin Gani Dama masa do të jepet në mungesë, pasi është ende në kërkim, ndërsa Astrit Nure, specialist armatimi, që është pezulluar nga detyra dhe është lënë në detyrim paraqitje, përfaqësohet me avokatin.

18 zyrtarët e policisë së qarkut të Durrësit dhe zyrtarët e pushtetit lokal që u arrestuan tre ditë më parë kanë dalë sot para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë. Prokuror i çështjes është Afrim Shehu, ndërsa gjyqtar që do të vlerësojë masat Paulin Cera.

Të gjithë të arrestuarit janë të pranishëm në gjykatë, për policin Gani Dama masa do të jepet në mungesë, pasi është ende në kërkim, ndërsa Astrit Nure, specialist armatimi, që është pezulluar nga detyra dhe është lënë në detyrim paraqitje, përfaqësohet me avokatin.

Një detaj interesant nga seanca është fakti që kafazi i qelqtë ishte shumë i vogël për që qëndruar të gjithë dhe një pjesë e të arrestuarve po qëndrojnë jashtë tij. Report Tv sjell pamjet nga seanca që po zhvillohet në Durrës.

Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Por përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.

Të pandehurit para gjykatës
Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim:
Besnik Domi-shef rendi në Shijak
Sami Xhafa-shefi i stacionit policisë Manzë
Ermal Petova-OPGj Manzë
Nikollë Marku-OPGj Manzë
Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës
Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë
Ndricim Shika-ndihmës specialist policia Shijak
Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth
Jul kacadej-specialist IMT-ja Shijak
Marjus Shaini-kryeinspektor IMT-ja Shijak
Adem Lika-ndërtues
Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Astrit Nuri- specialist i armatimit në në policinë e Durrësit (detyrim paraqitje)
Dritan Koçi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Paulin Meta- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Gjon Zefi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.
Qerim Doka- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

Seanca për abuzuesit me ndërtimet në Durrës, polici përfundon në urgjencë
E ndërsa po vijonte seanca për njohjen me masën e sigurisë, Agim Osmani-ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, aritmi, duke u dërguar me urgjencë në spital. Report TV në Durrës, raporton se Osmani ndodhet në spital jashtë rrezikut, pasi ka marrë ndihmën e parë.

Next Post
VIDEO/ “Ka shënuar Zlatan Ibrahimovic”: Analisti sportiv qan në studio

VIDEO/ “Ka shënuar Zlatan Ibrahimovic”: Analisti sportiv qan në studio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In