• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policë dhe emigrantë shqiptarë, partneritet i pazakontë krimi në Belgjikë

by Java News
20/03/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një superskandal policor ka plasur këto ditë në Belgjikë, ku dyshohet se janë përfshirë 8 efektivë policie, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare atje, kanë kryer disa grabitje dhe keqtrajtonin emigrantët e paligjshëm. Gjithçka ka ndodhur në qytetin Antwerp dhe pas nisjes së hetimeve ka nisur një valë reagimesh të forta, ku kërkohet marrja e masave.

Mbi efektivët e policisë rëndon akuza e vjedhjeve dhe kërcënimeve ndaj emigrantëve të huaj, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim me shqiptarët. Në artikujt e mediave belge nuk saktësohet shtetësia e shqiptarëve, pra nëse janë nga Republika e Shqipërisë apo nga trojet jashtë saj. Në skenë kanë dalë disa emra si Arif, Besart etj., dhe mbiemri me inicialin B.

Policët dhe shqiptarët

Siç shkruajnë mediat belge, së paku tetë inspektorë janë të dyshuar në këtë rast. Tre inspektorë janë arrestuar, një oficer i katërt u lirua të mërkurën, një tjetër është i lirë dhe tre të tjerë janë në hetim. Gjashtë oficerë janë të dyshuar për grabitje, vjedhje me dhunë dhe keqtrajtim të emigrantëve të paligjshëm. Oficerët kanë kërcënuar dhe privuar në mënyrë sistematike emigrantët pa dokumente qëndrimi.

Një nga të dyshuarit, sipas mediave lokale, ka lidhje me një familje shqiptare që merret me krimin e organizuar. Ka një hetim për fakte të dhimbshme dhe tronditëse në Antwerp, ku policia e këtij qyteti është diskredituar nga një skandal i turpshëm. Oficerët dyshohen për vjedhje të rënda dhe grabitje gjatë orarit të punës, duke përfshirë edhe refugjatët. Deri më tani mbi katër oficerë rëndojnë akuzat e plaçkitjeve dhe grabitjeve, ndërsa nga Shërbimi Kontrollit të Brendshëm po këqyren telefonatat e tyre në gjashtë muajt e fundit zyra e prokurorit ka konfirmuar edhe akuzat për zyrtarët e dyshuar: pjesëmarrje në bandë, grabitje, vjedhje me dhunë, kërcënime dhe dhunë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Oficerët e arrestuar kanë punuar për vite me radhë në Qarkun Handelstraat që ndodhet në veri të Antwerp, një vend ndalimi për emigrantët e paligjshëm.

Një prej agjentëve të dyshuar është Besart B. Një pjesë e familjes së tij ishte tashmë në kontakt me gjykatën. Genti B. u dënua në vitin 2005 me 25 vjet burg, pasi qëlloi një grua. Ndërkaq, Arif B. është dënuar në vitin 2013 me tre vjet burg për zhvatjen e një pronari restoranti. Familja e agjentit të dyshuar thekson se të gjitha lidhjet me këtë pjesë të familjes i ka shkëputur plotësisht. Besart B. është prej 5 vitesh në shërbimin policor.

Ministri dhe kryebashkiaku

Weaver, përgjegjësi për policinë lokale tha se “Ky rast tregon se forca jonë e policisë është e aftë të zbulojë fakte tronditëse dhe t’i hetojë ato pa tabu. Disa inspektorë janë arrestuar. Kjo është një njollë në punën e mirë të policisë në të cilën ne kemi investuar në vitet e fundit”. Dy javë më parë u bë e qartë se dy oficerë janë dënuar me shtatë dhe nëntë muaj burg për kërcënimin e një marokeni. Ministri i Brendshëm i Belgjikës konstaton se policia në Antwerp e ka trajtuar çështjen si duhet. “Tani çështja ka shkuar deri në gjykatë dhe po hetohen akuzat”, thotë ai përmes zëdhënësit. Kryetari i Antwerp, Bart De Wever, njoftoi një hetim gjyqësor kundër disa policëve. Ai thotë se “Nëse dyshimet janë të provuara është thjesht një faqe e zezë në historinë e trupave tanë”.

Shqip

Next Post

Paratë nuk mjaftojnë, Rooney vjedh suveniret për të ftuarit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In