• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Polexit: A do të largohet Polonia nga Bashkimi Evropian?

by Java News
12/10/2021 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se nëse nuk sfidohet një vendim i gjykatës më të lartë polake sipas së cilit kushtetuta e vendit ka epërsi ndaj legjislacionit të BE-së, rrezikohet vetë ekzistenca e bllokut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton se tubime të mëdha u zhvilluan në mbarë Poloninë gjatë fundjavës në shenjë mbështetjeje për anëtarësinë në Bashkimin Evropian.

Rreth 100 mijë vetë u mblodhën në Varshavë të dielën në shenjë mbështetjeje për anëtarësinë e Polonisë në BE. Ndër ta ishte edhe Donald Tusk, ish-President i Këshillit Evropian dhe tashmë udhëheqës i partisë opozitare Platforma Qytetare.

c“Çfarë na solli të gjithëve këtu sot? Një pseudo-gjykatë, një grup të kamufluarish me rrobën e gjyqësorit, të cilët me urdhër të udhëheqësit të partisë dhe në shkelje të kushtetutës, vendosën ta nxjerrin Poloninë nga BE-ja”, tha zoti Tusk.

Protestat u shkaktuan pasi gjykatësit më të lartë të Polonisë vendosën se kushtetuta e vendit ka prioritet mbi legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Mbizotërimi i legjislacionit të BE-së shërben si themeli i unionit. Zyrtarët e BE-së kërcënuan me vendosje sanksionesh ndaj Polonisë.

“Po presim tashmë vendimet e Gjykatës së Drejtësisë për situatën në Poloni, si dhe ndoshta sanksione të përditshme financiare”, tha Didier Reynders, Komisioner i BE-së për Drejtësinë.

Gjobat mund të arrijnë deri në një milion dollarë në ditë. Padia gjyqësore u paraqit nga Kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Ai ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian të marra në korrik, që e akuzojnë qeverinë polake për ndërhyrje politike në gjyqësor.

Kryeministri e ka refuzuar një ndërhyrje të tillë dhe tha se Polonia nuk kërkon të largohet nga Bashkimi Evropian. Ai shkruajti në Facebook duke e përshkruar idenë si një “mit të dëmshëm”.

Mbështetësit e qeverisë kanë organizuar kundër-protesta dhe thonë se qeveria sfidoi me të drejtë Bashkimin Evropian.

“Marrin të drejta që nuk u takojnë dhe duan të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë”, thotë Zygmunt Miernik, mbështetës i qeverisë polake.

Por sa pranë largimit nga BE-ja gjendet Polonia?

“Është rritur rreziku për një Polexit, largimin e Polonisë nga Bashkimi Evropian. Polonia është një vend ku 80% e popullsisë është në favor të anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Polonia mbështetet shumë tek tregu i përbashkët dhe tek fondet e BE-së, përfshirë fondin për rimëkëmbjen nga COVID-i të miratuar vitin e kaluar”, thotë Piotr Buras, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Fondi për rimëkëmbjen nga COVID-i është rreth 66 miliardë dollarë. BE-ja ka kërcënuar se do t’i pezullojë fondet nëse Polonia nuk ndërmerr ndryshime në sistemin gjyqësor.

Polonia dhe disa vende anëtare, ndër to edhe Hungaria, kanë patur përplasje të herëpashershme me BE-në për sa i përket sundimit të shtetit ligjor, lirisë së medias dhe të drejtave të minoritetit.

“Beteja e tanishme do të përcaktojë nëse Bashkimi Evropian do të lejojë që qeveritë populiste dhe autokratike të shpërfillin standartet evropiane dhe ligjet evropiane, dhe të shkaktojnë një gërryerje të themeleve të BE-së”, thotë zoti Buras.

Themelet janë tronditur tashmë nga vendimi i gjykatës polake. Zyrtarët evropianë thonë se unioni duhet t’i qëndrojë parimeve të tij themelore, ose të rrezikojë të shpërbëhet. Por deri më tani, qeveria polake nuk po jep shenja se do të ndryshojë drejtimin./VOA

Next Post
VIDEO/ Sherr para ndeshjes Shqipëri-Poloni, tifozët shqiptarë përleshen me ata polakë. Ndërhyn policia

VIDEO/ Sherr para ndeshjes Shqipëri-Poloni, tifozët shqiptarë përleshen me ata polakë. Ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In