• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polemikat për intervistën me Nexhmije Hoxhën, Rudina Xhunga: Unë s’bëj gjyqe

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës pritet të transmetohet një intervistë me Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e ish dikatorit Enver Hoxha. Për shumëkënd kjo orvatje është konsideruar e tepërt. Disa kritikë mendojnë se Nexhmije Hoxha do duhej lënë në harresë ose në rastin më të mirë do duhej dënuar.

Intervista vjen në kohën kur Nexhmije Hoxha bën 95 vjeç. Ja çfarë shkruan gazetarja Rudina Xhunga për polemikat e krijuara për intervstimin e bashkëshortes së Enver Hoxhës.

“Nexhmije Hoxha, sonte, do të tregojë në Vizion Plus, të vërtetën, sipas saj, jetën sipas saj, monologun e saj të fundit.

Kush do ta dëgjojë, nuk do të ndryshojë mendim, për të, as për 50 vitet e Enver Hoxhës.

Gjëja që unë uroj, të prekë dhe të ngacmojë ajo intervistë, është ajo ndjesia e pafuqisë paralizuese, që ndjen shqiptari, përballë shtetit, përballë të parit të shtetit, që dikur të jepte punë, burrë, shkollë dhe po të dilje nga rreshti, të internonte, të burgoste, të përjashtonte, të zhdukte.

Tani shteti, të lë pa punë, pa bukë, të çon në Gjermani, kur i del tepër, të zvarrit gjykatave, spitaleve, hipotekave, të lë të përfundosh në depresion, drogë, krim, prostitucion. Sepse kjo është psikoza jonë kolektive: e di shteti. E di i pari. Ai i di të gjitha.

Në thelb ne jemi ende në bunker, ne jemi paraqytetarë. Na mungon shpirti i rebelimit, i përplasjes, i vetëdijes, i vetëbesimit, që po t’i kesh, nuk të lënë, të nënshtrohesh para më të fortit dhe t’i hakërrehesh më të dobëtit. Që nuk të lënë ta shohësh shtetin si zot dhe veten si rob.

E pra, gruaja që do të shikoni sonte, në intervistën e fundit, ishte dikur gruaja e Enver Hoxhës. Po tani, si jeton, ku e çoi pushtetin, mos e trashëgoi? Si po e mbyll jetën, në atë dhomë, ato kushte, të krahasueshme me çdo familje shqiptare, në minimum jetese?

Nexhmije Hoxha e bëri burgun e saj, burgun e kafeve, jetoi për të parë zhvarrimin e të shoqit dhe përmbysjen e gjithçkaje ndërtoi dhe besoi në jetë. Tani çështja nuk është më a flet, apo çfarë tregon. Nuk është as, mos po e rikthejmë kohën e Enverit, duke intervistuar të shoqen. Se nuk ka njeri, a shans ta ringjallë atë kohë. As më nostalgjiku, jo më unë, që e kam parë në Televizor bardh e zi, kur isha në kopsht.

Problemi real, që duam t’i fshihemi, siç e kemi zakon me problemet, se e dimë që zgjidhen vetë, është: ku jemi, ku shkuam ne, kohë pas përmbysjes së atij regjimi?

Ja ku shkuam: Aleks Nika protestoi në demokraci dhe e vranë. Gruaja e tij i kërkon të drejtën një zyrtari të zakonshëm në Bruksel, se nuk e gjen dot, në vendin e vet. Ky është shembulli tipik i pafuqisë sonë për të gjetur të drejtën, për të protestuar, për të dënuar, për të ndëshkuar, për të besuar se jemi zot të kësaj toke dhe ata që janë ulur në zyrat e Enverit dhe Mehmetit, janë thjesht administratorë të radhës, jo mbretër. Janë të zakonshëm, të zëvendësueshëm, të vdekshëm, janë asgjë para fuqisë së qytetarit, që kërkon të drejtën e tij, deri në një.

Nuk na e kanë fajin intervistat. Nuk na e kanë fajin, as Saliu dhe Koçoja. Jemi ne që i krijojmë ata, dhe pastaj mërzitemi, kur gazetarët i intervistojnë. Sepse duam, gjyqin që nuk ia bëmë dot vetë, ta bëjë gazetari”, shkruan Xhunga.

Next Post

VIDEO/ Kur dy të dehur nga Irlanda mundohen të mbajnë një krevat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In