• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar

by Eduard Zaloshnja
13/08/2021 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Fale lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore ne Pogradec gjate shume dekadave. Deri ne fund te viteve ’70 te shekullit te shkuar, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i vogel lokal, me shtepi te vjetra peshkataresh e bahce mollkash fare prane buzes se liqenit. Pervec banoreve vendas, gjeje ne ate plazh te vogel edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, qe flinin ne shtepite e mikpritesve te tyre pogradecare.

Ne fillim te viteve ’80, nje hotel i ri turizmi u ndertua, plazhi u zgjerua (duke prishur shtepite e vjetra) dhe nje lulishte e gjate 1 km u ngrit pergjate gjithe plazhit te dikurshem. Nderkohe, parku i Drilones (3 km ne lindje te Pogradecit) u perfundua. Rrjedhimisht, edhe numri i pushuesve u rrit gjate behareve te viteve ‘80.

Vitet ’90 ishin te trazuara per Pogradecin (si per gjithe Shqiperine), por pas vitit 2000, Pogradeci ka shenuar nje hap te ndjeshem cilesor. Pedonalja mes lulishtes dhe liqenit eshte rregulluar e zgjatur (duke arritur pothuaj 2 km). Rruga automobilitike pergjate liqenit (qe ne vere sherben vetem per kembesoret pas ores 18 ne zonen aktuale te plazhit) eshte rregulluar nga hyrja e qytetit deri pothuaj ne Tushemisht (ne kufi me Maqedonine).Rruga panoramike Lin-Pogradec eshte perfunduar krejtesisht. Hotele e pallate te reja (por te ulta) jane ndertuar jo me afer se  100 metra nga bregu i liqenit. Gjithashtu, restorante e bare te reja jane hapur pergjate gjithe rruges kryesore, nderkohe qe jane hequr te gjitha kioskat e rremujshme te viteve ’90.

Gjithcka ne rregull, atehere? Sipas kamarierit Niko, qe me sjell kafen cdo mengjes buze liqenit te fresket, jo. Sipas tij, Pogradeci ka kapacitet per te ardhura nga turizmi 3-fish me te medha se aktualisht.

Kuptohet qe kamarieri Niko nuk ka kohe te me shpiegoje sesi ai ka arritur tek kjo shifer me llogaritjet e veta, por nga bisedat qe kam zhvilluar me kryebashkiake nder vite, si dhe me arkitekte e urbaniste qe kane lidhje familjare apo nostalgjike me zonen, shifra e kamarierit Niko nuk duket te jete larg nga potenciali real i Pogradecit per turizem.

Duke qene plazh buze nje liqeni malor, plazhi i Pogradecit ofron mundesine e berjes se pushimeve verore diku ku temperatura eshte mesatarisht 5 grade celsius me e ulet se sa ne plazhet bregdetare, qe zhuriten nga vapa mesdhetare. (Ndonje dite kur liqeni kreshperohet nga ererat e forta veriore, mund te kalohet me nje vizite ne parkun e Drilonit, ne Shen Naum, ne Korce, ne Struge ose ne Ohr).

Diten verore mund ta fillosh me nje kafe buze liqenit te fresket te Pogradecit (ndoshta me nje xhakovente hedhur krhaheve), pastaj mund ta vazhdosh duke u nxire ne diell e duke notuar ne liqen, dhe pastaj ta mbyllesh me nje gote ne mbremjen e fresket (ndoshta prape me nje xhakovente hedhur kraheve).

Keto mundesi qe ofron Pogradeci, sidoqofte, nuk jane shfrytezuar plotesisht per zhvillimin e turizmit.

Ndertimi i “Lungogjolit” te premtuar nga Rama (ne analogji me Lungomaren e Vlores), do te rriste shume fluksin e turisteve ne Pogradec (e per rrjedhoje, nevojen per hotele e lokale shtese pergjate gjithe bregut te liqenit).

Zona e Turizmit te Vjeter dhe Oktapodit ne derdhjen e lumit Gorica ne liqen ka mbetur si germadhe, fale kontradiktave 30-vjecare te trashegimtareve te tokes ne ate zone elitare te Pogradecit. Nje nderhyrje modeste shtet-privat ne ate zone mund te prodhonte nje resort modern, qe mund te sillte miliona euro xhiro ne ekonomine e Pogradecit dhe vendit.

Me tutje, ish-vilat e udheheqjes komuniste dhe kavalishencat e ish-kuadrove/ushtarakeve komuniste kane zene dhjetra mijra metra katrore ne pjesen me te bukur e te gjelberuar te plazhit te Pogradecit. Ato kane mbetur per 30 vjet si fantazma qe u kujtojne qytetareve kohen kur nuk lejoheshin te kalonin ne ate zone… Nje bashkepunim modest shtet-privat mund t’i kthente ato ne resorte moderne me xhiro milona euroshe.

Per te mos folur pastaj per zonen e plazhit te pazhvilluar nga Pogradeci deri ne Tushemisht, qe ka mundesi te shumta turizmi elitar.

Kuptohet qe te gjitha keto investime kane nevoje per nje masterplan te miremenduar zhvillimi (qe ndoshta duhet te marre parasysh edhe transportin e shpejte te turisteve te huaj nga aeroporti i Ohrit). Potenciali ekziston – vetem duhet menduar qysh sot sesi te shfrytezohet ne te ardhmen….

Next Post
Shengeni Ballkanik, Rama: SHBA në mbështetje të procesit, ja çfarë më kërkoi Palmer

Në emër të sovranitetit, përtej ligjërimeve në fejsbuk…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Po flasim dhe gjërat po shkojnë mirë”, Trump: Irani kërkoi dialog pas presionit të SHBA-së

July 27, 2026
Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Gjykata e Lartë e Brazilit lë në fuqi arrestin e Ervin Matës, vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

July 27, 2026
E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

E marta e nxehtë në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret Zelenskyyn dhe Netanyahun, takimet që mund të vendosin fatin e dy krizave botërore

July 27, 2026
Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 58-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

July 27, 2026
Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

July 27, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, Balla sulmon Shehajn: Ka dhunuar një vajzë, një nënë!

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In