• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pogradeci: Nga “qytet tranzit”, në paketat turistike të Shqipërisë

by Eduard Zaloshnja
19/10/2025 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja   

Prej vitesh, agjencitë më të mëdha turistike në vend e kanë trajtuar Pogradecin si qytet tranzit, ndërsa shumë rrallë e kanë përfshirë në paketat e tyre disa ditore. 

Për të ndryshuar këtë realitet, në qytetin liqenor u zhvillua këtë të shtunë një takim mes Unionit Turistik Shqiptar, përfaqësuesve të agjencive turistike dhe Bashkisë së Pogradecit, ku u kërkua që qyteti të zërë më në fund vendin që meriton në ofertat kombëtare të turizmit. 

Drejtuesit e agjencive pranuan se Pogradeci është anashkaluar ndër vite, por theksuan se do të ndërmarrin të gjitha hapat për ta përfshirë në paketat disa ditore duke nisur nga viti 2026.  

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, tha se objektivi afatmesëm është që në vitin 2027 të shfrytëzohet aeroporti i Ohrit për të sjellë turistë të organizuar me charter, duke e kthyer Pogradecin dhe gjithë rajonin në një qendër të qëndrueshme turizmi. 

Nga ana tjetër, Kujtim Dervishi nga Unioni i Bujtinave dhe Restoranteve Shqiptare theksoi se Pogradeci i ka të gjitha mundësitë akomoduese dhe gastronomike për të pritur turistë në qëndrime disa ditore, por ka munguar vëmendja e qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit për zhvillimin e këtij potenciali. Dervishi vlerëson potencialin që ofrojnë bujtinat dhe restorantet lokale për një turizëm të qëndrueshëm. Sipas tij, problemi kryesor ka qenë mungesa e mbështetjes institucionale dhe investimeve në këtë sektor. 

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, nënvizoi se bashkia do të mbështesë çdo nismë që nxit turizmin e qëndrueshëm dhe do të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë për të garantuar rritjen e netqëndrimeve të turistëve në qytet. Xhakolli u shpreh se bashkia është e vendosur ta kthejë Pogradecin në një destinacion të plotë pushimesh. Ai shtoi se bashkëpunimi me agjencitë dhe bizneset lokale do të jetë çelësi për zhvillimin e turizmit disa ditor 

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën janar-gusht 2025, në hotelet e Pogradecit janë akomoduar 95.528 persona, prej të cilëve 18.314 turistë të huaj, rreth 6 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. 

Next Post
Dinamika e ngjarjes/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian

Dinamika e ngjarjes/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In