• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

by A R
30/08/2026 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë verë, Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të preferuara të juglindjes. Mes vizitorëve të shumtë, nuk mungojnë edhe shqiptarët që jetojnë prej vitesh jashtë vendit.

Të rikthyer në Shqipëri për pushime, shumë prej tyre zgjedhin qytetin liqenor për atraksionet e rralla si Driloni, klimën e freskët, kulinarinë, mikpritjen, por edhe për çmimet e përballueshme.

Për vizitorët besnikë, qetësia dhe freskia e Pogradecit shijohen duke qëndruar me javë dhe jo me ditë.

Krahas shqiptarëve që jetojnë jashtë, Pogradeci vijon të tërheqë edhe pushues nga qytete të ndryshme të vendit, veçanërisht ata që kërkojnë një alternativë ndaj temperaturave të larta të bregdetit.

Një prej pikave që tërheq më shumë vizitorë është Parku i Drilonit. Peizazhi unik, shëtitjet me varkë dhe prania e shpendëve të ujit e bëjnë Drilonin një nga atraksionet më të frekuentuara, që nuk mbetet jashtë vëmendjes së vizitorëve.

Për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, rikthimi në Drilon merr tjetër kuptim. Shumë prej tyre e kanë vizituar vite më parë dhe sot rikthehen për ta përjetuar si eksperiencë të re.

Me fluksin e vizitorëve që pritet të vazhdojë edhe përtej sezonit veror, Pogradeci po forcon gjithnjë e më shumë profilin e një destinacioni të preferuar jo vetëm për turistët vendas, por edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Klan News

Next Post
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com