• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pogradec, transformimi i bregut të liqenit modeli i ri i zhvillimit

by
16/05/2015 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga Lin-Pogradec përgjatë vijës liqenore do të jetë gati në nisje të sezonit turistik. Nga rruga e vjetër, plotësisht e rrënuar, në një nga segmentet e rëndësishme të aksit juglindor të vendit, nuk ka mbetur asgjë. Në vend të saj një, një rrugë tërësisht e re, që do të përmirësojë lidhjen me juglindjen dhe zonën turistike.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, u rikthye sërish sot, në këtë kantier pune, ku është në përfundim faza e parë e projektit për rehabilitimin e gjithë vijës liqenore. Pothuajse kanë përfunduar të gjitha veprat e artit; janë kryer pjesa më e madhe e punimeve për trotuarin; kanë përfunduar punimet për veshjen e mureve me pllaka guri, ndërkohë që punimet vazhdojnë me intensitet për pjesën e mbetur. Sipas Drejtorit të Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, ndër risitë e projektit janë nënkalimet dhe mbikalimet hekurudhore.

“Është projekti i parë ku ne kemi aplikuar nënkalimet, sipas standardit bashkëkohor, është mbikalimi i trenit, i cili është në përfundim e sipër, edhe ky i standardeve më të mira bashkëkohore. Me këto nënkalime largojmë njëherë e mirë ato skenat e tmerrshme të kalimit të kafshëve përmes rrugës,” – tha Xhika, me bindjen se po jetësohet një ndër projektet më të bukura në vend .

Një projekt zhvillimi urban, ekonomik dhe social, e quajti Kryeministri. Ndërsa punën e kryer, e cilësoi një inkurajim në drejtimin e duhur, për të realizuar projekte të mirëkonceptuara, që sjellin një standard të ri.

“Për ne ka qenë që jo vetëm që kemi pasur domosdoshmërinë për t’u përballur me një gropë të madhe borxhesh ndaj kompanive, plus një gropë tjetër e lidhur me faktin që tenderimet janë bërë pa financim të plotë. Nga njëra anë, kompanitë kanë punuar me paratë e tyre, nga ana tjetër nuk kanë mundur dot të shkojnë larg, pasi, sepse, siç i gjetëm ne, ishin praktikisht të bllokuara financiarisht dhe buxheti i shtetit nuk kishte të përcaktuar vazhdimin. Kësaj fatkeqësie ju shtua fatkeqësia e projekteve të tmerrshme. Projekte që kudo janë trashëguar jashtë çdo standardi, projekte që kanë pasur mangësi që nga gjeologjia, për të mos folur për zgjidhje katastrofike që janë bërë sebep për stimulimin e aksidenteve. Besoj që këtu ne kemi vendosur një standard absolutisht të ri, kemi konfirmuar një model zhvillimi absolutisht të ri dhe besoj që me rishikimin edhe të projektit të ndriçimit që ishte skandaloz plotësohet kjo pjesë,” – u shpreh Kryeministri.

Rehabilitimi i të gjithë hapësirës në hyrje të Pogradecit do të plotësohet edhe me projektin për ndërtimin e shëtitores prej 17.3 kilometra gjatë vijës së liqenit, e gjelbëruar në dy anët e saj, një korsi për lëvizjen me biçikletë. Zëvendëskryeministri Peleshi njoftoi se zbatimi i projektit do të nisë në muajin qershor.

“Ka përfunduar projekti i detajuar për bregun e liqenit që parashikon edhe shëtitore, edhe vijën e biçikletave, parkime për biçikletash, disa stacione ndërrime për ata që vijnë me makinë dhe duan të marrin biçikletën për një ecje sportive. Është një projekt fantastik është gati për t’u prokuruar dhe para fundit të qershorit do të fillojë puna dhe besoj se deri në fund të sezonit do të jetë përfunduar gjithë rehabilitimi i bregut të liqenit,” – u shpreh Zëvendëskryeministri Peleshi.

Transformimi i bregut të liqenit do të jetë rrënjësor, garantoi Kryeministri, sikurse edhe projektet për këtë qytet do të avancojnë me ndërtimin e unazës së re dhe me plane të qarta për të penguar zhvillimet e dëmshme për peizazhin dhe bukurinë  e kësaj zone.

“Fillojmë menjëherë me projektin tjetër, për të transformuar gjithë pjesën në anën e liqenit në një hapësirë për qytetarët, për vizitorët e turistët, për të rejat e të rinjtë në mënyrë që të mos jetë vetëm shija e atij që kalon me makinë, por edhe shija atij që vjen për ta jetuar qytetin, sidomos gjatë sezonit. Jam i bindur që nëse deri para 18 muajsh vajtonim kontrastin e tmerrshëm mes kësaj ane të liqenit dhe asaj ane të liqenit, pas realizmit të këtij projekti do kemi çfarë të shijojmë dhe do jemi në kushtet kur nuk do t’i kemi zili fqinjët që në anën tjetër të liqenit kanë ruajtur natyrën dhe nuk kanë barbarizuar territorin. Me kryetaren e re të bashkisë, që e kemi edhe arkitekte, urbaniste, njeri me vizion dhe me dije për territorin dhe zhvillimin e territorit, do të mund të avancojmë më tutje me unazën e re të Pogradecit, me zhvillime të reja për këto territore, ku sigurisht kemi zgjidhur vetëm pjesën nga liqeni, por nga ana tjetër duhet të kemi plane të qarta që të mos vazhdojë ndërtimi kuturu, të mos vazhdojnë zhvillimet e dëmshme për peizazhin, për bukurinë e natyrës, por të jetojnë sëbashku dhe bukuria të bëhet jo vetëm aset i trashëguar, por edhe një aset që prodhon mirëqenie, që prodhon kapitale.”

Kryeministri nënvizoi se sfidë mbetet që të gjithë projektet të marrin formë ashtu siç duhet, për të kapërcyer trashëgiminë e tmerrshme në këtë drejtim.

Next Post

Johnny Depp të largojë qentë, ndryshe i vëmë në gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In