Policia e Pogradecit, gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e një shtetasi, ka gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.
Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet se, kanabisi është gjetur në automjetin e shtetasit Viktor Behaj, i cili është vënë menjëherë në pranga.
Sipas burimit, Behaj, 47 vjeç nga Fieri, po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 336 JC”.
Mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm të 47-vjeçarit.