• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miq, kujdes! Helmi është në shtëpi

by Java News
01/12/2015 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Laura MusaNga Laura Musa

Ekzistojnë shumë rreziqe përreth shtëpisë që mund të cojnë në fatalitet për qenin tuaj . Për shkak të kuriozitetit dhe tendencën e tyre për të eksploruar botën duke përdorur gojën e tyre ata mund të hanë sende të zakonshme shtëpiake që janë potencialisht toksike. Kategoritë kryesore të sendeve të zakonshme shtëpiake më të rrezikshme mund të përmendim :

1. Ushqimi jonë i përditshëm

Vetëm se ushqehemi me ushqim të zgjedhur dhe të mirë për ne, nuk do të thotë se është njëlloj edhe për mikun tonë me katër këmbë.

Çokollata është njëra prej tyre. Për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe theobrominës, ajo kthehet në toksike për qentë sepse, ato nuk mund t’i tolerojnë mirë këto substanca. Toksiciteti i saj varet nga disa faktorë si sasia e konsumuar, lloji i çokollatës së marrë sepse çokollata e zezë është më e dëmshme etj. Çokollata është një nga ushqimet më të zakonshme toksike, por ka edhe të tjera: për shembull Avokado përmban persinë e cila shkakton diarre dhe të viella tek qentë që e konsumojnë.

Rrushi dhe rrushi i thatë mund të shkaktojë pamjaftueshmëri akute të veshkave. Xylitioli një substancë e cila është përdorur si sheqer në shumë produkte çamçakëzi, karamele, mente etj mund të shkaktojë çlirim të lartë të insulinës që çon në dëmtim te mëlcisë. Rritja e insulines sjell hypoglicemi.

2. Rodenticidet

Janë përbërje kimike që përdoren kundër brejtësve. Përdorimi i tyre, mbart gjithmonë me vete edhe rrezikun e helmimit edhe te kafshëve të tjera, ku më të predispozuar janë qentë dhe macet.

Më të zakonshmet janë substancat me veprim antikogulant si Warfarina, Bromadioloni etj. Warfarina vepron në mëlci duke penguar sintezën e faktorëve të koagulimit, duke kundërshtuar veprimin e vitaminës K, duke cuar në hemorragji të brendëshme. I njëjti mekanizëm veprimi si te rodentët (minjtë), është edhe për qenin. Në cdo rast duhet urgjentisht të kontaktojmë me veterinerin.

3. Medikamentet humane

Në këtë kategori mund të përmendim acetaminofenin (paracetamoli) dhe ibuprofenin. Tek macet paracetamoli është tërësisht i kundraindikuar sepse është shumë toksik. Macet nuk mund ta metabolizojnë dhe ta ekskretojnë acetaminofenin. Asnjeherë mos i jepni mikut tuaj me katër putra, medikamente pa u konsultuar më parë me mjekun veteriner.

4. Metalet e renda

Ndër më të zakonshmit janë plumbi dhe zinku. Shkaku më i zakonshem i toksicitetit nga zinku është përmes gëlltitjes së monedhave. Shenjat klinike janë probleme gastrointesinale dhe anemi nga shkatërrimi i eritrociteve. Për heqjen e tyre, është e nevojshme të ndërhyet nëpërmjet metodave kirurgjikale, që të ndalohet më tej edhe thithja e zinkut nga organizmi. Helmimet nga plumbi tek qentë janë më të mëdha sesa mund të mendohet. Shenjat klinike për qentë e helmuar nga plumbi, lindin më shpejt sesa kafshët e tjera.

5. Produktet e pastrimit

Këtu kemi parasysh detergjentët, detersivët, sapunët, pastruesit etj. Këto produkte janë toksike si për ne ashtu edhe për qenin apo macen tonë. Shumica e tyre shkaktojnë lezione sipërfaqësore dhe të thella në mukoza gjithashtu edhe probleme gastrointestinale. Kontakti i kafshëve me këto produkte është frekuent prandaj duhet të jemi te kujdesshëm përsa i përket vendit dhe sigurisë ndaj tyre. Prognoza ndaj këtyre kimikateve shkon deri në të keqe, madje mund të jenë të nevojshme edhe nderhyrjet kirurgjikale.

Next Post

Fjalimet Bashës: Jepi gaz!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In