Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së hënës në breg të liqenit të Pogradecit.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se viktima rreth 60-vjeç, është mbytur në liqen.
Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Pojskë.
Policia ka ngritur një grup hetimor për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e mbytjes së tij.
a.ç