Banesat e dy vëllezërve nga Leshnica në Pogradec, janë djegur mbrëmjen e sotme. Shtëpitë kanë qenë pranë njëra-tjetrës, çka ka bërë që zjarri të përhapet shpejtë nga njëra banesë në tjetrën.Nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, ndërsa shtëpitë janë shkrumbuar plotësisht.Deri tani, policia thotë se shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset.