Pas arrestimit të shokut të saj, policia ka arritur të prangosë shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.
E reja dhe shoku i saj akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.