Francezi po vuan që të këtë vazhdimesi në ndeshje pas kalimit për shumë para në Old Trafford, por ai është krahasuar me Diego Maradonën nga një ish lojtar i Unitedit.
Paul Pogba do të bëj përpjekje për të shtyrë një transferim në drejtim të Real Madridit, pasi Premier Liga nuk i përshtatet, ka thënë ish anësori i Manchester United, Andrei Kanchelskis.“Mendoj që Paul Pogba do të kërkojë një lëvizje të Real Madridit në këtë verë.
Nuk mendoj që stili i Premier Ligës i përshtatet atij por ne mund të shohim një lojtarë tjetër nëse ai luan në Itali apo Spanjë. Ai nuk i përshtatet stilit të lojës së Barcelonës, por është do ti përshtatej perfekt Real Madridit.
Ai aty do ta tregonte vetën më shumë në fushë se në ndonjë tjetër”, ka thënë ish anësori për Bëin.
“Pogba ka dështuar për të treguar vazhdimësi në lojë prej që u bashkua m United dhe është koha për ndryshim. Nëse Pogba dëshiron që të largohet si lojtar i madh, ai ka nevojë të gjëjë një skuadër që i përshtatet.
Maradona kurrë nuk arriti që të përshtatet në Barcelonë, por ishte më i miri kur luajti për Napolin, njësoj mund të ndodh me Pogban”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)