Nuk ka më dyshime, Paul Pogba do të largohet nga Manchester United dhe Real Madridi po e pret me krahëhapur. Trajneri Zinedine Zidane e ka në listën e tij të dëshirave dhe i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ta rrëmbejë.
“Djajtë e kuq” duan një shifër të çmendur për të, pasi kërkojnë 170 milionë euro, ndërsa madrilenët nuk duan të shkojnë më shumë se 150 milionë. Rol në këtë transferim mund të luajë dhe vetë kampioni i botës.
Ai do të nisë presionin ndaj klubit, pasi nuk dëshiron të udhëtojë me anglezët drejt Oqeanisë dhe Azisë, aty ku Manchester United do të zhvillojë fazën përgatitore. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nis përgatitjet ditën e hënë dhe me shumë mundësi Pogba nuk do t’i bashkohet skuadrës.