Paul Pogba ka pranuar se ëndërron të luajë me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Këtë deklarat reprezentuesi francez e ka bërë para duelit me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Të luaj me Messin do të ishte një ëndërr e realizuar. Ai është futbollisti më i mirë në botë”, ka deklaruar Pogba për AS.
“Më pëlqen të shikoj Barcelonën duke luajtur, por më pëlqen t’i shoh edhe duke humbur. Ne e dimë se nuk jemi favorit, por është një finale”, theksoi ai









