• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poezia inteligjente dhe universale e Moikom Zeqos

by Java News
29/05/2016 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Wesley Rothman*

Ky libër është një relike e rëndësishme e poezisë, e artit ndërkombëtar, mitologjisë dhe gjuhës, si dhe e perspektivës.

Nëpërmjet tij, anglishtfolësit dhe poezidashësit ballafaqohen me një poet shqiptar të pazakontë nëpërmjet një serie të hartuar mençurisht, që të kujton “Elegjitë” e Rainer Maria Rilkes dhe “Fijet e barit” të Walt Whitmanit. “Zodiak” gjithashtu mbart me vete gjurmë vëzhgimore dhe referuese nga “Këngët” e Ezra Poundit.

Në këtë përkthim të veçantë – të gjuhës dhe kulturës – Kapurani dhe Miller na e lehtësojnë lidhjen tonë me Zeqon, duke na ofruar përkrah përkthimit, pozitën e gjuhës shqipe si dhe kulturën dhe historinë e një epiqendër midis Lindjes dhe Perëndimit (fundnotat na informojnë mbi referencat e shpeshta mbi mitologjinë, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë).

Lexuesit i jepet besim që të lundrojë mbi referencat pak më të njohura perëndimore.

Prezantimi i matur dhe informativ i Waynne-it tregon – çka kërkon nga ne si lexues dhe si njerëz si dhe çfarë Zeqo ofron.

Në një Shqipëri të turbulluar politike dhe kulturore, Zeqo portretizohet si një dijetar social dhe kulturor (“Shqipëria është edhe e lashtë dhe çuditërisht e re si komb, dhe arti i saj kombëtar dhe letërsia janë të ngjashme të dyja, sa të lashtë, aq edhe të rinj”)

Ky portretizim intrigues dhe delikat është i pranishëm si te parathënia, ashtu edhe te vetë poezitë – në formë mohimi.

Lexuesit inkurajohen të bëhen pjesë “kryesisht në ekstazë dhe vizionarë, në ajër para të gjitha llojeve të salduara çuditshmërisht, prekëse, të prirura dhe, pse jo, nganjëherë ironizuese dhe shpotitëse.”

Një aspekt tjetër i këtij portretizimi vjen në çka duhet të ndjejmë për Zeqon. “Zodiak” është oferta e tij “kundër anonimitetit të së ardhmes, një përpjekje për të skalitur emrin e tij sa më plotësisht dhe fuqishëm”.

Konteksti në të cilin ky libër është shkruar, është aq thelbësor sa poezia që përmban. Referencat dhe përkthimi duken prandaj si një akt përdëllimi dhe vëmendjeje ndaj Zeqos, por në fund të fundit ata janë absolutisht të domosdoshëm për këto poezi.

Ky përkthim i shkëlqyer na krijon lidhje të çuditshëm me një poet, një komb dhe një kulturë, që shumë shpesh është e anashkaluar, sikur me qenë e padukshme.

Shqetësimi i autorit se mund të harrohet, të bën të ndihesh keq (“ndërsa librat bëhen të padukshëm, sapo Zeqo i përfundon ato”), por ai gjithashtu i kujton vetes dhe të gjithëve ne që në shekullin e 21-të edhe Heminguejit “ia hoqën dhëmballët”.

Nga kjo pikëpamje, është e qartë arsyeja se pse pikërisht ndjenja e urgjencës dhe e frikës çuan në këto poezi të rrezikshme, të hapura dhe plot ekstazë.

Kur lexon “Zodiakun” e kupton pse ky portretizim është i dobishëm dhe pse paradoksi i zanatit, gjuha, intelekti dhe referencat janë të rëndësishme.

Ky libër është një ndërmjetës i shkëlqyer midis gjuhëve, midis kulturave, midis ndërgjegjësimeve dhe midis tendencave poetike.

Përmban një emocion të drejtpërdrejtë, që mund të mos preferohet nga shumë “Workshop-e amerikane”, por edhe një gjuhë që duket sikur pengohet, vetëm për të garuar dhe për t’u penguar sërish, dhe përsëri për t’u ngritur.

“Zodiaku” nuk është turizëm poetik, por një ftesë për t’u zhytur në poetikën, kulturën dhe emocionet e një “tjetri” që ne kurrë nuk mund të kishim pasur privilegjin për ta kuptuar.

Zeqo, nëpërmjet Kapuranit dhe Millerit, na prezanton me një grumbull elegant të përvojës njerëzore, një meditim madhështor të vendit të një njeriu brenda dhe jashtë kohës.

Ai zotëron humor, mprehtësi, pakëndshmëri dhe zhvillim.

Neve na ofrohet një mundësi e qartë negociate me Zeqon; ky libër, këto poezi, na kujtojnë se poezia, ashtu si dhe përkthimi, është një formë e jashtëzakonshme negociate.

* Poet bashkëkohor amerikan

BW/d.i.

Next Post

Kodheli në Asamblenë e NATO-s: Ballkani, udhëkryq sfidash e kërcënimesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In