• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poezia e Dritëroit nga shtrati pasi mësoi shkarkimin e Manjanit

by A R
07/02/2017 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nga qielli u këput një Yll dhe ra, në mes të detit tej në errësirë, Vëllezërit e përzunë – gjyshja tha, se s’ish për ta vëlla dhe shok i mirë“.

Kjo poezi e Dritëro Agollit që qarkulloi masivisht nëpër rrjete sociale dhe portale ditën e shkarkimit të ministrit Ylli Manjani, duket se ka qenë e fundit që shkrimtar a recituar në shtratin e vdekjes.

Këtë e konfirmojnë vetë familjarët e shkrimtarit gjatë bisedave me Albin Kurtin dhe Visar Ymerin e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në grahmat e fundit të jetës, shkrimtari duket se nuk e kishte humbur kthjelltësinë dhe interesin për zhvillimet politike.

Infermierët e reanimacionit ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh e kishin njoftuar për lëvizjen në ministrinë e Drejtësisë dhe shkrimtari i kishte “taksur” këto vargje të fundit për ‘yllin’ e politikës.

“Kur u largua ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ai pyeti çfarë ka ndodhur në politikë?, dhe ne i tham iku Manjani dhe erdhi Vasili. Pastaj sesi thuri nga dy vargje për Manjanin aty”, thonë familjarët e Dritëroit.

Por Dritëro Agolli ka qenë një njohës i mirë jo vetëm për politikën e Tiranës, por dhe atë të rajonit.

Albin Kurti kujton bisedën e gjatë të para 2 viteve në Tushemisht.

Ndërsa Visar Ymeri tregon si emri Dritëro u përhap masivisht në Kosovë në vitet ‘70 prej veprës së shkrimtarit shqiptar.

“Është lexuar masivisht dhe kjo ka ndikuar që ai të njihet edhe si artist por njëkohësisht ndikoi që edhe një pjesë e djemve që kanë lindur në atë kohë në Prishtinë të marrin emrin e tij. Pra ky emër u soll dhe u mbajt edhe në Kosovë“, thotë Visar Ymeri, kryetar i “Vetëvendosjes” shkruan Shqiptarja.

“Jeta e Dritëroit ishte një jetë që ia ka vlejtur, por edhe një jetë me vepra që vlejnë shumë“, u shpreh Albin Kurti, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje”.

Shtëpia Agolli është e hapur për ngushëllime në nder të njeriu që i dha shumë letrave dhe politikës shqiptare.

Bashkëshortja Sadija kujton me këdo momentet nga jeta e gjatë bashkë, duke nisur që nga ai kur Dritëroi i madh i kërkoi dorën dhe negociatat me babain besimtar të nuses./a.m.

Next Post
VIDEO/ Rishfaqja e Rezart Taçit… flet për shitjen e Parmës, seksin drogën dhe pushtetin

VIDEO/ Rishfaqja e Rezart Taçit... flet për shitjen e Parmës, seksin drogën dhe pushtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In