Nga Sefer Pasha
Kur e dëgjova për herë të parë se aktori Timo Flloko shkruante poezi u befasova. Aktori me famë ishte idhulli i rinisë time. Kur e kam parë për herë të parë në gërmadhat e shpatit shkëmbor të fshatit Jergucat të Dropullit, ku po xhirohej filmi “Ja vdekje, ja liri” e ku ai luante figurën e Çerçiz Topullit sasinë e imagjinatës time e ngacmuan nofullat e aktorit. Ngjante me Bekim Fehmiun. Rastësia e solli që në Qafën e Muzinës unë të jem pranë tij. Regjizori i filmit kishte gjetur në kufi një oficer dy metra të gjatë e të shëndoshë sa një kal. Oficeri quhej Feta Xhambazi. Regjizori e mori për një rol episodik. Xhambazi i veshur si ushtarak turk u ngjante shumë osmanëve. Por as ditë nuk munda që t’i jap dorën Timo Fllokos. Nuk munda t’i them dot se edhe unë shkruaja letërsi dhe kisha në duar një skenar filmi. Heroi i filmit tim imagjinar ishte Zaho Koka. Sipas meje Zaho Kokën mundet ta luante vetëm Timo Flloko. Kisha dëgjuar se kur Timo Flloko lexonte skenarin e një filmi të ri dhe i ishte betuar personazhit duke u përgatitur ja merrte këngës: /Kam përpara një kala//Do më hajë, a do ta ha?/. E ja kështu e kisha ndjekur Timo Fllokon nga njëri film në tjetrin. Rolet që ka luajtur, episodet dhe leksionet që ka dhënë e shndërrojnë Timo Fllkon në një lis sa që mua më sjell në mendje vargjet e Viktor Hygoit, i cili thotë: – /Lis aq i madh sa kalit i duhen njëqind vjet//T’i dalë tej hijes së tia/. Por erdhi një ditë dhe Timo Flloko trokiti në familjen shpirtërore të poetëve të Shqipërisë. Bëri tëhu e ngërtheu çiltazi pa salltanete luksi në zgjuan e poezisë. Është e pamundur i thashë vetes. Timo Flloko s’mund të jetë dhe poet. Ka ikur vapa me gushtin. Si guxon të bëhet qiell i një maje edhe pse sakrifikojë për këto vegime? Por ai ishte një pe që ndoqi gjilpërën.
Nga të tre vëllimet poetike që ka botuar Timo Flloko “Robi i manive”[botuar dy herë 2003 – 2004], “Kërcim në bosh” 2018, dhe “Trup e shpirt” 2020 unë zgjodha për të qëndisur në këtë ese librin “Kërcim në bosh” të cilin e bleva tek libraria “Adrion”. Kërkova dhe për dy librat e tjerë, por nuk e gjeta as në Bibliotekën Kombëtare dhe as tek libraria “Moikom Zeqo”. Librat i kam lexuar tek miqtë e mi nëpër kafene.
Në vështrim të parë “demokracia” me një farë ujemi e asfiksoi kështjellën e filmit, që socjalizmi e ngriti me aq mundim. Dhe kollosi i madh i kinematografisë së Shqipërisë çuditërisht fillon të shkruaj poezi pikë pas pike. Kur i lexova poezitë e para shtanga. Një tjetër “tigër” paska qenë i fshehur në botën e pazakontë të artistit të papërsëritshëm. E kam lexuar me dhjetra herë vëllimin me poezi “Kërcim në bosh” dhe bëra lidhjen mes botës së aktorit Timo Flloko me atë të poetit, i cili “kërcen në bosh”. Belbëzova dhe i them vetes se Timo Flloko u bë me aq emër si aktor se brenda tij jargavitej e vlonte “vullkani” i poetit me apoteza të përzjera. Kjo duket në të gjithë rolet që ai ka luajtur. E shpreh mimika hyjnore, bekimet, gjestikulacionet, sytë si të fajkoit që rrezatojnë agime, stërpikjet dëshpërimthi, lumturia supreme, zemra stoike, vengeron humnera e mendimeve, uni sovran, parandjenjat dhe instktet, rrëketë e jetës, vështrimi me sytë e mendjes, frymëzimet e fshehta dhe zëri i tringëllimtë herë si zhgabua e herë si bilbil[kujtoni rolin e mësuesit tek filmi “Lulkuqet mbi mure]. Ishte një shqiponjë që vinte rrotull shqiponjës e cila ka rënë nga foleja. Poeti brenda shpirtit të tij vinte në lëvizje gjithë qenien. Prandaj në simbologjinë e filmave ku ai ka luajtur nuk ke ku t’i gjesh një “kleçkë” e një detaj pakujdesie, as të fatthësve të moçëm. Gjithçka është në vendin e vet. Pa poetin e fshehur nuk do të ishte ky aktor, i cili me filmat që ka luajtur udhëton për në përjetësi. Filmi “Malet me blerim mbuluar” do të kërkohet edhe pas njëqind vjetësh.
Poeti Timo Flloko ka interpretuar jo vetëm në filma, por dhe në drama. E mbaj mend sikur të ketë ndodhur dje kur në sallën e Akademisë së Arteve shfaqej drama e Kujtim Spahivoglit:- “Një shok i klasës sime”. Timo Flloko me flokët si të korbit të Egdar Poes luante së bashku me Vaçe Zelën. Garda e Republikës kistte marrë masa për ta siguruar sallën. Pritej të vinte Enver Hoxha. Nuk do ta harroj atë çast se isha pas skenës kur Kujtim Spahivogli lëvizte këmbë e duar. Çoç i thoshte Timo Fllokos. Enver Hoxha nuk erdhi. Biletat ishin shitur. Spektatorët në hyrjen kryesore po bërtisnin dhe grindeshin. Ish aq shumë njerëz sa u nda në dysh porta e madhe. Dhe spektatorët si turmë u futën në sallë pa biletë. Pa filluar shfaqja doli Kujtim Spahivogli. Ai se kishte hapur gojën kur salla shpërtheu në durtrokitje. Spektatorët pa biletë e mirkuptuan regjizorin Kujtim Spahivoglin dhe menjëherë u vendos qetësia.
Kur u shfaq për herë të parë filmi “Njeriu me top” jam ndodhur në pyjet e fshatit Sopik në Pogon të Gjirokastrës. Njëri nga oficerët i ngjante Mato Grudës. Në një situatë në pyll trupat e kufirit kur nuk e shikonin komandantin e tyre thërrisnin sa e dëgjonin dhe kufitarët e grekut:-“Mato!” “Mato!” “Hap sytë se po të vrasin Mato!” “Po të vrasin grekrit Mato!” Por unë sot po shkruaj për trokthin e kavalerisë së poezive të Timo Fllokos me metafora të limituara. I shfletova të tre vëllimet, Dhe i thashë vetes se nëse Timo Flloko do të kishte shkruar e botuar qysh në rini ai tani do të kishte një “vargmal” me libra. Timo Flloko është një zë i veçantë në poezinë shqipe. Lakmon motivet filozofike dhe është me këmbë në tokë. Shkruan me çiltërsi edhe kur është i zhgënjyer. Dhe pyes se si është e mundur?. Përgjigjet janë të shumta. Hulumtova dhe më thanë se si poezitë që hedh në letër e i boton ai ka dhe jetën. U interesova dhe mu shkoqitën se për Timo Fllokon aktor dhe poet nuk ka ndonjë dosje që t’ja kishte hapur Sigurmi i Shtetit në vitet e socjalizmit. Dramat në përditshëmëri në Kinostudjo i ka mundur me punë. Ja çfarë shpreh poeti me katër vargjet e poezisë: – “Zogu shtegëtar”: -/Nëse s’kthehem, udhëve mbes//Një fllad ajri ta çoj vetëm//Mos harro veç zbrazësisë//Qiejt s’kanë asgjë tjetër/. Qysh me botimin e poezive të para edhe pse ishte në moshë të pjekur kur poetët e kanë vjel shpirtin Timo Fllko u bë i adhurushëm. Poeti që vinte nga dramat mëtoj qasje imagjnare të panginjura. Poezitë kishin stuhi ndjenjash, mendimesh dhe kujtimesh paskaj me bumë diamantesh. Assesi nga ky pikvështrim poeti rrokte motive me një shumllojshmëri temash, që ngjiznin energji pozitive me gjerësi dhe thjeshtësi nga ky realitet i trazuar, që shpërfaq një simbjozë soleme organike. Fjalët e para të Ungjillit janë: – “Në krye ishte fjala dhe fjala ishte Zoti”. Leximi i poezive më pikante nxjer në pah botën e poetit Timo Flloko. Pavarësisht se jeta e tij ka qenë e qetë e pa ndonjë dramë si ajo e regjizorit të tij Kujtim Spahivogli përsëri leximi i librit rrok detaje, ku shohim një Timo tjetër në dukje dhe një të ngjashëm, i cili vuan dhe përplas kokën në këtë realitet të ashpër. Shpresoj që këto lule me “gjëmba” lexuesi t’i shijoj në vëllimin e ri të cilin poeti me siguri e ka në proces. Në bllokun tim nga vëllimi poetik “Kërcim në bosh” rreshtova disa nga pezitë që mua më pëlqenin më shumë si “Lejleku misterjoz”, “Eklips në fund të botës”, “Lumturia vret”, Dëbimi i Çarli Çaplinit”, “Flitë e Kleopatrës”, “Në luginën e vdekjes”, “Bregu i hënës”….Dhe ndala. Nuk i shënova të tëra. Të gjitha poezitë ishin me vlera. Nisa të lexoj me zë të lart poezinë: – “Lejleku misterjoz”. Recitoja dhe kohë pas kohe thoja se kjo poezi autentike është një nga lulet magjike të vëllimit. Prej studjuesit Aristidh Kola kisha lexuar se: – “Aristoteli na tregon se lejlekët e rinj i marin më të moshuarit në shpatulla me qëllim që të emigrojnë”. Dhe sudjuesi arvanitas më tutje vazhdon: “Në Greqi dashuria dhe respekti për prindërit ishte i caktuar me ligje të cilat quheshin “Ligjet e Lejlekut”. Megjithëse poezia “Lejleku misterjoz” i Fllokos cingëris e lundron në një va tjetër thagma alogjike pikuron e përcjell me metrin e arsyes të bukurën sqimtare tek misteri i portretizuar i lejlekut. Ja çfarë shkruan poeti Timo Flloko tek poezia:-“Lejleku misterjoz”: – /Kur pyeta një herë nënën, si erdha në botë//Të kam sjell, tha, mbi krahë një lejleku//Shtegëtar ëndërrova të bëhem atëherë//Udhën e lejlekëve qiejve të ndjek/. Kjo poezi nuk ka fjalëzime në erë. Boshti narrativ në formë fabule vizaton atmosferën e kohës tonë të trazuar, e cila si në motërzime udhëton drejt të panjohurës e me devijme si ato të vitit 1997. Shumë nga poezitë e të tre vëllimeve janë pothuajse autobiografike plot ëndrra tipike. Shënjueshmëria e të gjithë veprës së Timo Fllokos godet me imazh gjithqysh dukuritë pa doza teatraliteti dhe fokuson me kërshëri epilogun kundër tribalizmit, shpërfill e shpalos me emocione ngjethëse bajagi kësodore ngjyrimet e forta politike. Arti i Fllokos nuk është “punë muçoje”. Jo. E gjithë vepra është vlerë që mbetet. Poezitë edhe kur janë caz narciste kanë magnetizmin e vet që çmohet. Në këtë sens poeti Flloko artikulon, ani de, ndjesitë tipike, rreziqet emocionale, njeriun e mendimit ndryshe, idhujt ekzotik kundër çdo miti me buzqeshjet përdëllimtare e pa manierizma e apologji.
E ndoqa Timo Fllokon në shfaqen që u dha në Butrint. Timo ishte në krye të qoshesë. Atje në Butrint ai është në vendin e tij thash me vete. Dhe e ndoqa kur në amfiteatrin e Butrintit recitonte poezitë që ai i shkruante me dorën e tij. Kostumi i aktorit dhe i poetit i rrinte mirë në amfiteatrin klasik, ku binte në sy autenticiteti, etrit që kanë luajtur në Butrint dhe iluzionet e madhështisë. Tek Timo Flloko afroheshin aktorët dhe poetët e tragjedive me bëmat e tyre paskajshëm. Aktori dhe poeti Timo Fllko ishte trashgimtari. Në makthin e Butrintit përtejçkajave Timo Fllko, klasik dhe elegant, zbret në thellësitë e nënvetëdijes i ndjekur nga stafi i fisshëm i aktorëve që i recitonin poezitë e flashkëta të Fllokos bash si në kohët e lashta, çka don të thotë troç e shqip, se në disa rrafshe poeti është produkt i poetëve të lashtë të cilët luanin në amfiteatrin e Butrintit. Tek e ndiqja aktorin dhe poetin Timo Flloko në Butrint mu kujtua poeti Spanjoll Rafael Cansinos. Ai thotë: – Assnesi i bëri Zotit këtë lutje: – “O Zot! Na shpëto nga gjithë kjo bukuri!”. Nuk e teproj po të them se në shfaqen e Butrintit Timo Flloko ishte hyjnori. Në qytetin e lashtë plot me metafora e me ngjyresa të forta shafqet kualiteti i kombit shqiptar, rraca, psikoza, feja, identiteti ynë kulturor dhe eleganca gjenetike. Ambicjet e Timo Fllkos janë me muza e arakuj. Por në rrjedhën natyrore të gjërave lideri i aktorëve shqiptar plot sharm e tepër kompetitiv mundet të shkëlqej vetëm në amifiteatrin e përkorë antik të Butrintit plot mistere arkeologjike dhe mitologji. Në atë kështjellë muza e Timo Fllkos këndon pa fund në shkallën më të epërme. Por artisti shumëdimensional të mos harrojë atë që thotë Volteri: – “Muaj i parë është muaj i mjaltit dhe i dyti muaj i pelinit.”. Mjalti është kinematografia, kurse poezia është pelini. Rruga është e mundimëshme për Uitmanin e vonuar.
O Sefer Pasha, mirë ke bërë që ke shkrojtur për të madhin Timo Flloko, por vetëm me Uitmanin mos e krahaso, mbasi ky (Uitmani) ishte pederast, ndersa Timo i Jonë, është burrë- burrë.
Dakord ?
Për të tjerat, fol e shkruaj sa të duash.
E ku e njojte ti Uitmanin ? Apo kështu të thanë. Fijet e Barit, janë perla, por kur merr vesh se ç’ka qenë i zoti, sfumohen këto perlat e shkreta, e bënen bakër i oksiduar….