• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poeti taivanez fiton çmimin “Naim Frashëri”

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitues i çmimit “Naim Frashëri” të edicionit jubilar, të 20-in me radhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që mbahet në Tetovë, është poeti i famshëm taivanez, Lee Kuei-Shien, kandidatë për disa vite për çmimin Nobël.

Ky është vendim i jurisë së festivalit i përbërë nga studuesi, Ymer Çiraku (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni).

Drejtoria e Festivalit, gjithashtu, ka shpallur anëtar nderi të festivalit, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur shqiptar, akademik Rexhep Qosja.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 20 – 24 tetor 2016.

Kjo u bë e njohur në një konferencë shtypi të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, nga drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu, si dhe anëtarët e jurisë së festivalit, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emrat e njohur, si:

Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) Sebastiano Grasso (Itali) etj.

Në edicionin e sivjetëm, i cili përkon me 20 vjetorin e Festivalit dhe 170 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar, Naim Frashëri, janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Argjentinë, Meksikë, Taivan, Japoni, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Francë, Avganistan, Itali, Poloni, Lituani, Izrael, Rusi, Turqi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete nga mbarë hapsira shqiptare e nga diaspora, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte, 23 shtator 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com