• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poeti Rudolf Marku: Përkthyesit më të këqij janë ata që e dinë më mirë gjuhën

by A R
03/11/2024 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, poeti dhe publicisti Rudolf Marku u vlerësua me Çmimin “At Gjergj Fishta” 2024 për përkthimin e poeteshës greke Safo.

Autori që mban edhe titullin Poeti Laureat i Shqipërisë tha në një intervistë për RTSH 24 se përkthimi i poezive për të ishte një rrugëtim drejt kulturës së Greqisë së Lashtë.

“Të përkthesh poezi është të përkthesh kulturë. Duhet njohur kultura e poetit dhe e kohës kur ka jetuar. Safoja është një poeteshë magjike. Është e çuditshme nga Safoja vetëm një poezi ka mbetur e plotë. Djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë bëri që të humbasin edhe veprat origjinale të Safos,” tha z. Marku.

Poeti citoi autorin amerikan [Xherom Dejvid] Salinxher, se “të gjithë poetët kanë shkruar vargje, por Safoja është e vetmja që ka shkruar poezi”, për të shpjeguar se përkthimi i tij dallon nga gjithë përkthimet e tjera.

“Unë kam vendosur në fillim poezinë në greqishten e lashtë, pastaj kam bërë përkthimin fjalë për fjalë të tekstit në faqen e dytë dhe faqja e tretë është përkthimi artistik. Lexuesi që është i interesuar e lexon Safon fjalë për fjalë dhe ky përkthim ndryshon nga përkthimi artistik,” u shpreh poeti.

Përkthimi konsiderohet një “shkencë më vete” dhe z. Marku u ndal ta sqarojë këtë.

“Ka përkthyes që përkthejnë fjalë për fjalë. Kështu i qëndron besnik kuptimit, fjalës, origjinalit, por humbet poezia, konteksti. Ka përkthyes që bëjnë një përkthim të lirë, por aq të lirë sa shkëputen nga teksti. Mes këtyre dy ekstreme duhet gjetur një ekuilibër. Më e mira është të përkthesh në mënyrë besnike dhe pastaj është mjeshtëria e krijimit të poezisë në formën artistike, me ritmin, intonacionin. Për shembull, përkthyesit më të keq në botë janë ata që e dinë më mirë gjuhën, sepse ata përkthejnë gramatikisht, jo artistikisht. Kur përkthen poezinë nuk duhet të përkthesh vetëm fjalën, por atë që është më e rëndësishmja: frymën, atë që nuk duket,” tha z. Marku.

/a.r

Next Post
Veliaj me të rinjtë e Ballkanit: Tirana, shembull transformimi edhe për qytetet e tjera të rajonit

Veliaj me të rinjtë e Ballkanit: Tirana, shembull transformimi edhe për qytetet e tjera të rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In