• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poeti Arben Duka: Komunizmi u rrëzua vetë dhe nuk e rrëzuan, Berisha, kombinat humori

by Java News
05/09/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Poeti dhe editorialisti në vargje Arben Duka deklaron se komunizmi në Shqipëri u rrëzua vetë dhe nuk mund të mburret askush që e rrëzoi.

I ftuar në start të sezonit të ri televiziv të emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Duka tha: ”Çorapja komuniste u shthur në Rusi dhe vijoi domino në të gjithë Evropën. U rrëzua edhe te ne. Më kot mburren trimat sot por edhe të persekutuarit politikë që e rrëzuan ata sistemin komunist. Ai u rrëzua vetë ”.

Për Dukën fakti që në krye të lëvizjes të dhjetorit 1990 ishin komunistët tregon se ai sistem u rrëzua vetë. Autor i 1 milionë vargjeve, autor i 50 vëllimeve poetike, autor i 3 mijë tekste këngësh mes tyre autor i 50 teksteve të festivaleve në RTSH në të cilat 7 janë vlerësuar me çmime të para, Arben Duka është një nga krijuesit më prodhimtarë në Shqipëri.

Për të të gjithë politikanët janë bërë pjesë e vjershave të tij plot satirë dhe humor. Por për Dukën Sali Berisha veçohet.

“Sali Berisha mbetet kombinat humori për një krjues për mënyrën se si bën politikë”, tha ai.

Për Lulzim Bashën thotë se është pa taban. Ndërkohë Duka deklaroi se Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka patur pas vitit 1990.

“Reformat që Rama ka marrë duke menduar edhe kostot e bëjnë atë superior mes të gjithëve”, tha Duka. Por për Dukën edhe Rama të jep mundësinë të bësh humor. “Unë e lavdëroj, ai deklaron se në këtër vitet që kaluan ka qeverisur keq. Hajde mere vesh”! Por duka nuk la pa treguar se si u zbulua dhe shpërtheu talenti i tij si autor teksteve. Që ai të spikatej dhe të bëhej i fanmshëm me tekste që edhe sot mbahen mend si “Më dhe dritë nga syti yt”, “Lot me ty o djalë se ta di emrakun”, “Çel si gonxhe dashuria”, “Dashuria nuk njeh sekret” Duka kaloi një provë jo të lehtë ku u zbulua talenti.

Për gazetarin Qafoku, Duka tregoi se ishte në vitin 4 të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë kur pasi iku pa leje nga mësimi shkoi direkt ënz yrën e Zhuljana Jorganxhi në radio Tirana. I dha një tekst për ta lexuar dhe përgjigjja e saj ishte se teksti ishte i mrië por duhet ta shikonte kompozitori Agim Krajka.

I bindur se Jorganxhi e kishte përcjellë për të mos u kthyer më, Duka vazhdoi rrugën dhe shkoi plot guxim në studion e Krajkës. “Përse te mua të solli ajo”, ishte përgjigja e mjeshtrit. Edhe ai i bindur se adoleshenti me uniformë ushtarake do dështonte Krajka i luajti me nota muzikën e një kënge që sapo e kishte kompozuar dhe i tha Dukës që mbi bazën e saj duhet të bënte një tekst. Duka u largua me mendjen tek notat që kishte krijuar Krajka.

Për 20 minuta e krijoi tekstin dhe u kthye sërish në studion e mjeshtrit Krajka duke ia dorëzuar. Titulli ishte “Ore ore lule borë”. Krajka e pëlqeu shumë. Ra dakord dhe kënga e kënduar nga Irma Libohobva në festivalin e vitit 1974 u bë jo vetëm starti i karrierës së tij por edhe një nga këngët e bukura të kohës.

ma.me

Next Post
Serbia i  kërkon EULEX-it “t’i mbrojë” të dyshuarin për krime lufte

Serbia i kërkon EULEX-it “t’i mbrojë” të dyshuarin për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit?

May 2, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

May 2, 2026
Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

Jasir Asani zbulon të ardhmen: Me 95 % transferohem te klubi i madh në La Liga

May 2, 2026
“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

“Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin”, Miri ndryshon qëndrim: Nuk është e shtirur, por…

May 2, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

May 2, 2026
Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

Publikohet programi i plotë i Javës së Evropës 2026, Gonxhja ftesë qytetarëve: Bashkohuni në 55 aktivitete të planifikuara

May 2, 2026
Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

Udhëtimet e verës 2026/ “La Repubblica”: Eksploroni Shqipërinë një nga destiacionet ideale për adhuruesit e detit

May 2, 2026
Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

Dështimi i negociatave, zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të mundshëm të konfliktit

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In