• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

POETEKA 10-vjeçare “adoptohet” nga EUROZINE

by
11/07/2015 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Në jetën e vakët të vendit, që bëhet më e frikshme prej temperaturave të larta, lajme të tilla thjesht sa i flladisin shumë njerëz. Përditmëria e mbytur me aktivitete mbijetese, e me përpjekjen e madhe të individit për të ngjitur gurin në majë të asgjësë, thjesht i bjerr fuqitë. Ani, derisa kujtohen se lajmi i vogël që dëgjuan diku ndajdite, mund t’u jep pak shpresë. Atëherë, rrinë pak të qetësohen, e vendosin gurin diku dhe e peshojnë mirë lajmin. Një i tillë mund të konsiderohet lajmi se Revista letrare shqiptare “Poeteka”, në dhjetë vjetorin e saj, është futur në rrjetin Eurozine. E pastaj? Kujt i hyn në punë?-do thotë dikush. ‘Askujt’, në fakt.

Veç, një armate të padukshme, që në vetminë e vet mbush e mbush faqe ku hedh impresione, ndjek teknika shkrimi dhe synon lartësim të shpirtit përmes shprehjes. Lajmi është i bukur dhe institucionalisht për strukturat shqiptare që e kanë ndihur me sa kanë mundur “Poetekën”, që një zë shqiptar është së fundmi në familjen e 80 revistave të njohura evropiane. Mbi të gjitha, merita i takon shkrimtarit Arian Leka, ideatorit dhe kryeredaktorit të saj, që ka kuptuar një mekanizëm, të cilin të tjerët u duket i padeshifrueshëm.

unnamed

Falë këtij mekanizmi, ku ndërthuret i gjithë perceptimi kulturoro-artistik i njeriut të sotëm, EUROZINE ka fituar shumë besueshmëri në botën e artdashësve sepse ofron  burim të pasur informacioni për lexuesin ndërkombëtar si dhe lehtëson komunikimin e shkëmbimin mes vetë revistave kulturore. Rrjeti paraqet artikujt më të mirë botuar nga partnerët e saj, ardhur në gjuhën origjinale, të cilat falë EUROZINE përkthehen, përhapen dhe promovohen, thotë Leka.

E kur mendon se arti duket pak i zbythur në këto vite të mëdha sfide ekonomike, atëherë bindesh se askush më mirë sesa letrat dhe fikshëni nuk bën dot aq punë për të shpëtuar shpirtrat. Diversiteti kulturor evropian, si një pasuri e kontinentit, falë këtij rrjeti është në perspektiva të reja përmes fjalës dhe mendimit të përkthyer.

EUROZINE ka meritën se në pak vitet e ekzistencës së saj ka ngucur një bashkëbisedim të gjerë ndërkombëtar mes fashave të ndryshme të popullsisë evropiane që janë të lidhura me letërsinë. Dhe, falë përkthimit në disa gjuhë potenciale, EUROZINE u krijon autorëve mundësinë për t’u kuptuar dhe vlerësuar edhe përtej kontekstit të gjuhëve tyre origjinale.

Mbase për këtë duket të bindemi se ky lajm mund të quhet i mrekullueshëm në këto ditë mbushur me kaq shumë lajme kontradiktore dhe të lodhshme. Kultura është një fllad i shpirtit, që të lehtëson të përballësh qoftë edhe me këto barriera që na i ngre përditë e keqja e pashtershme …

08_eurozine_logo_blue-white

Next Post

Video/ Shpejtësia e tepërt dhe shkelja e rregullave sjellin aksident horror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

August 25, 2026
DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

August 25, 2026
Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

August 25, 2026
“Vijojmë me reformat”- Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane!

“Vijojmë me reformat”- Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane!

August 25, 2026
Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

August 25, 2026
Nga pakënaqësia e përdoruesve për vendimin e Gjykatës së Lartë te zotimi i Trump, cila do të jetë e ardhmja e TikTok në SHBA

Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

August 25, 2026
Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

August 25, 2026
VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

August 25, 2026
FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

August 25, 2026
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com