• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Poet i madh, njeri me gërmë të madhe

Ymer Minxhozi by Ymer Minxhozi
February 6, 2017
in Kryesoret, Opinion
0
Poet i madh, njeri me gërmë të madhe
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ymer Minxhozi

I vura këtë titull këtyre shënimeve sepse nuk janë të shpeshta rastet kur talenti I madh të përputhet edhe me njeriun kaq popullor e mirëdashës, sic ishte Dritëroi.

Bashkë me gazetarin e  njohur Xhevdet Shehu, para disa kohësh I bëmë një vizitë Dritëroit me rastin e ditëlindjes.

“Bëtë shumë mirë që erdhët, të bisedojmë midis shokëve, thotë Dritëroi, por mos ma merrni për keq sot nuk do bëjmë intervista.

Ne ju nënshtruam kushtit të të zotit të shtëpisë, por përsëri, ashtu sic duhej pritur takimi ynë mori karakterin e një interviste të shkurtër.

Një krijues I përmasave të Dritëroit ishte I pangopur me takime e biseda me njerëzit e thjeshtë – me minatorë, fshatarë, barinj, peshkatarë, elektriçistë, mësues që nga jugu në veri të Shqipërisë. Natyrisht nuk mund të harrohen nëpunësit dhe qeveritarët e rangjeve të ndryshme. Dhe ata kanë rënë nën vështrimin e penës së tij, edhe ata kanë marrë pjesën që u takon. Ai e njohu jetën  e popullit dhe vendin ku lindi dhe u rrit si askush tjetër. Ai e gërshetoi letërsinë me gazetarinë më mirë se të gjithë moshatarët e tij. Puna te “Zëri I popullit” e lidhi me njerëz të shtresave të ndryshme nga jugu në veri. Këtë mundësi e kishim edhe ne të tjerët, por ne “të tjerëve” na mungonte  kryesorja : Na mungonte talenti, për të mos thënë gjenialiteti I Dritëroit. Ai shkon në shtëpinë e mirditorit, bashkë me elektriçistët që po instalojnë llambën elektrike  dhe sheh sesi vajza e vogël  Djella struket në një qoshe e vështron me frikë gjithë këto njerëz të panjohur që vijnë në kasollen e saj, “të armatosur” me rrjeta teli e vegla të hekurta që nuk I kishte parë kurrë. Aty për aty poeti e kthen Djellën në personazh të një vjershe shumë mbresëlënëse:

“Ti mos u tremb moj Diellë, ne nuk jemi mblesë, ne do të vemë llampën elektrike dhe ti do të lexosh abetaren e s’do kesh nevojë të ndezësh pishën, më vonë do të vijë edhe radioja e do dëgjosh këngë”.

Asnjë poet shqiptar nuk ka përfshirë aq shumë tema dhe personazhe në veprat e veta. Dhe të gjitha ato ia kushtoi “Nënës Shqipëri” :

Nga herë kam ecur me Nënën Shqipëri,

Dhe pas krahut të saj jam mbajtur,

Para saj kam qenë përjetë çilimi,

Çilimi dhe burrë I matur.

Këto vargje mund ti shkruajë edhe ndonjë tjetër, por më shumë se kujdo tjetër I shkojnë Dritëro Agollit. Atdheu ka peshë të rëndë dhe jo kujdo ai mbajnë supet. Dritëroi kishte edhe talentin , edhe karakterin që I duhet një patrioti për të mbajtur këtë peshë. Ai I qëndroi besnik vetevetes, ai krijuesi që nuk u morr me riciklime të asaj që kishte shkruar, gjë që ne po e hasim cdo ditë, tek disa shkrimtarë, që mundohen të paraqiten disidentë me korrigjime qesharake.

Xhevdeti I thotë Dritëroit se dëshiron të botojë fabulën “Gomari dhe kali”.

Botoje – përgjigjet Dritëroi- veçse mos harro të vesh në fund edhe vitin kur është shkruar. Shkrimet mbajnë vulën e kohës. Kohën nuk e detyrojmë ne, dhe skemi përse të fshihemi prapa saj. Koha vepron në kohë. Po të ishte koha në dorën tonë, nuk do të plakeshim kurrë. Të gjithë do të ndryshonin moshën e të ktheheshin në rini.

Fjala erdhi tek festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë. I them Dritëroit : U fol shumë për ndryshimin e historisë. Ai përgjigjet : Dakort duhet bërë edhe rishikimi I historisë, por jo duke ndryshuar faktet. Nuk redaktohet dokumenti historik. Nuk redaktohen dot ngjarjet që kanë ndodhur. Përshembull, rinia është si një libër që njeriu e shkruan vetëm një herë. Nuk e shkruan dot rininë për sëdyti. Iku u arratis Ahmet Zogu. Si të themi ne sot që nuk u arratis? Po ky është fakt dhe këtë fakt e dinë të gjithë. Ka dokumenta për këtë. Këto dokumenta e këto fakte nuk I redakton dot. ..Iku dhe Fatos Nano  shumë vite më vonë, në 98-tën. Unë e kam thënë në një mbledhje në Partinë Socialiste, në prani të Fatosit : Dy njerëz njeh historia që janë arratisur: Ahmet Zogu dhe Fatos Nano. U vjen mirë apo nuk u vjen mirë disave, kjo është tjetër punë. Faktet janë. Ose le të marrim punën e ballistëve. Thonë se u është ngrëne haku, se ata paskan luftuar, por lufta u është mohuar. Unë them dicka të thjeshtë dhe konkrete : Për partizanët ka këngë dhe marshe si “Malet me mblerim mbuluar”, marshe të brigadave sulmuese, “Bashkohuni o shokë me ne në çeta” etj. Por a më gjeni ndonjë këngë a ndonjë marsh për ballistët? Jo nuk gjen dot. Nuk gjen se nuk ka. Këngët nuk bëhen me porosi. Populli I ngre këngët vetvetiu se e ndjen. Kur nuk e ndjen , nuk këndon. Prandaj nuk ka këngë e marshe për ballistët.

I them Dritëroit :  Zylua yt ka ngjitur aq shumë dhe mbetet edhe sot një libër I madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende ku është përkthyer.

Dritëroi mu përgjigj : Sepse Zylot dhe Demkat janë njerëz konkretë. Ti Ymer I ke njohur ata, ua di emrat se unë e ti jemi bashkmoshatarë, aty – aty jemi me vite dhe kemi punuar me ta. Po unë mendoj se nuk kanë shumë rëndësi emrat konkretë, por vërtetësia e personazhit. Sepse Zylo dhe Demkë ka me shumicë, edhe sot e kësaj dite. Madje mund të ketë më shumë sot se atëherë.

Këta ma kanë thënë edhe në Rusi në vitin 1990, vazhdoj unë,  ku Zylo yt është përkthyer dhe ka patur një jehonë të madhe. Në Moskë unë jam takuar me Modestovin, përkthyesin e Zylos dhe më thoshte : “Edhe ne kemi  Zylot dhe Demkat tanë. Ja sapo ka dalë nga shtypi edhe Zyloja jonë, thoshte Modestovi. Një vepër e mrekullueshme, thoshte ai, humor I këndshëm, jetësor, e pse jo edhe një disidencë e mirëfilltë kundër burokracisë “socialiste”. Mua Zylot më dalin gjithmonë përpara. Sa herë jam ndeshur me ta edhe në zyrat tona, edhe në kafene. Për fat të keq shoqëria jonë ka shumë Zylo. Këto lloj njerëzish – bufonë, kujtojnë se bota sillet rreth tyre. Pastaj c’të them për Demkën? Mua më vjen keq për ta. Ai është punëtor I mirë, por edhe shërbëtor. Me aftësinë e tij për të shkruar fjalime me porosinë e shefave, Demka kujton se po I shërben shoqërisë, në fakt veç dëme sjell. Mua më duket se shumë shefa të mëdhenj e kanë nga një Demkë pranë kolltukut të tyre. Këto Zylo e këta Demka janë si mola që bren jo vetëm kostumin në raftin e rrobave, por edhe sistemin.

Dritëroi, me buzëqeshje mu përgjigj : Modestovi ka të drejtë. Njëlloj janë Zylot dhe Demkat jo vetëm në Shqipëri e Rusi, po në të gjithë botën. Mund të kenë emra të ndryshëm, por sjelljen e kanë të njëjtë. Këta janë tipa.

Ndërhyn Xhevdeti : Prandaj edhe po të ndodhi që të humbasin të gjitha kopjet e Zylos, libri nuk zhduket sepse ai mbetet në mendjet e njerëzve. Dhe kur vepra bëhet anonime, universale, autori I saj mbrin Apogjeun. Kështu thotë edhe shkrimtari I madh argjentinas Borgeze.

Dritëroi na la fizikisht, por miliona lexuesit e tij nuk do ta lënë në heshtje. Ai është në biblioteka, në duart e nxënësve, mësuesve dhe studiuesve. Tek ai do të kërkojnë  këshilla dhe mendime për jetën, atë do ta kenë bashkëudhëtar shekullor brezat e ardhshëm.

Previous Post

Si t’ja vini emrin bebit tuaj sipas shenjës së tij të horoskopit…

Next Post

Prej mëse një shekulli, asnjë President nuk ka guxuar të sulmojë një gjykatës… rregullin e thyen Trump

Next Post
Ish agjenti i MI6 i frikësuar prej dosjes ruse për Trumpin

Prej mëse një shekulli, asnjë President nuk ka guxuar të sulmojë një gjykatës... rregullin e thyen Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi