• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Podiumi i flaktë i Nëntorit

by Liridona Beqiri
04/12/2024 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Ç’farë kohe për të qenë gjallë si shqiptar i kësaj ane!! Ngjarjet e fundit të tensioneve ndëretnike për të minimizuar historinë që na ka formësuar të gjithëve, prek sedrën e cdo shqiptari këtu e matanë kufijve. Po jetojmë në ditët e anarkisë, ku ligjet e mirësjelljes dhe respektit janë hedhur mënjanë, ku përdhosjet e vlerave kombëtare po servohen shumë lirë e ku po shpërfillet mishërimi i historisë tonë.

Djegja e flamurit nuk të bën revolucionar, por të bën bandit, dhe kjo vlen për të gjithë. Flamuri është deklaratë krenarie!

Për të mos mjaftuar me kaq, komentet e fundit të ministres së arsimit që goxha po rrëmbehet kur jep deklarata të pamatura, japin sinjale që paqja në këtë vend ishte vetëm një iluzion i përkohshëm dhe se rruga e vërtetë përpara është ajo e ndarjes dhe armiqësisë.

Komentet e fundit të kësaj ministreje nuk janë thjesht një siklet, por një sulm i drejtpërdrejtë mbi strukturën e paqes rajonale dhe respektit të ndërsjellë. Si guxon dikush, në një pozicion pushteti, të nënçmojë sakrificat e bëra nga ata që luftuan për familjet dhe të ardhmen e tyre? Një injorancë e pafiltruar e ministres apo strategji e mirëmenduar?! UÇK-ja përfaqëson një kapitull të historisë që as nuk mund të fshihet dhe as të banalizohet me fjalë të pakujdesshme dhe aq më tepër veprime të pakujdesshme, dhe mos harrojmë që po e njejta luajti një rol kyç edhe në formësimin e historisë së këtij rajoni. Mbi gjitha, këtu bëhet fjalë për nderin, për krenarinë, bëhet fjalë për mbrojtjen e së vërtetës së historisë.

Veprimet e pamatura dhe ofenduese të një ministreje me narrativë nacionaliste është alarmante por jo dhe e papritur. Njejtë po aq alarmante është që pozita shqiptare që nuk kanë arritur të mbrojnë shumë vlera që duhet të na bashkojnë në këtë rajon. Asnjë përgjigje të qartë e të unifikuar që do i bëjë të qartë ministres që këto janë fyerje ndaj çdo shqiptari që vlerëson lirinë, drejtësinë dhe sakrificën e tyre në luftën për pavarësi. Heshtja përballë këtij provokimi është padyshim bashkëfajësi! Dështim alarmant është poashtu edhe detyrimi i qeverisjes së kaluar për njohjen administrativo-ligjore të UÇK-së, dhe kjo nuk është një shkelje e vogël!

Udhëheqja ka të bëjë me marrjen e një qëndrimi, me guximin për të bërë atë që është e drejtë, jo atë që është politikisht e përshtatshme. Nuk mund të pretendosh që ke lidership të denjë e të dukesh si i fortë nëse mbyll një sy kur bashkatdhetarët e tu ç’nderohen. Dhe nëse do e vlerësoni si mencuri heshtjen përballë kësaj, jeni në lajthitje për ta ngatërruar me frikën.

Kur interesat kombëtare janë nën sulm, kemi nevojë për liderë që qëndrojnë të patundur, ndërsa udhëheqësit e pozitës shqiptare arrijnë të injorojnë gjërat që duhet të mbrojnë. I vetmi talent unik që kanë dëshmuar deri tash!

A ka krizë kombëtare në Maqedoninë e Veriut? Them se po dhe nuk mund të injorojmë gravitetin e kësaj krize. Ka kaluar koha e gjysmëmasave, na duhet lidership i denjë, politikanë që ngrihen mbi interesat personale dhe lojërat politike. Politikanë që do t’i tregojnë botës se shpirti shqiptar, shpirti i rezistencës dhe qëndresës, nuk është në shitje – as nuk do të shkelet nga askush, qofshin ata në pushtet në Shkup, Tiranë, Prishtinë apo kudo tjetër.

Por sdomend që në një shtet multietnik duhet të reflektojmë mbi llojin e shoqërisë që duam të ndërtojmë – një shoqëri që përqafon dallimet tona, vlerëson veçantinë tonë dhe nxit një mjedis tolerance dhe mirëkuptimi.
Shqiptarët, maqedonasit dhe komunitetet tjera që jetojnë këtu, i përkasin një bote më të madhe, të gjallë dhe komplekse, plot kultura, fe dhe tradita të ndryshme. Ky diversitet nuk është një kërcënim për identitetin e askujt dhe fare e lehtë është për për të kuptuar se e vërteta e jonë është po aq e vlefshme sa e gjithkujt tjetër që ndan këtë shtet dhe ka ndjenjën e përkatësisë në të.

Ky shkrim nuk është vetëm kërkesë përndritjeje dinjiteti, por paralajmërim kundër mendësive përçarëse që kërkojnë të mbjellin urrejtje dhe mosbesim mes nesh, për çdo ministër të urrejtjes, për çdo shqiptar destruktiv (nga ato që shajnë dhe AND mes shqiptarësh), për çdo kritikues bosh dhe për çdo patriot të paguar.

Ky shkrim është për gjeneratat e reja të këtij vendi, që duan perspektivën dhe vlerat evropiane, rini që përqafon vlerat evropiane – demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut. Ky shkrim nuk është e ardhmja e së shkuarës, por e ardhmja e një shoqërie evropiane, të bashkuar dhe përparimtar, e cili është gati të zërë vendin e san të merituar midis kombeve të Evropës, por duke qenë reciprok në respektimin e të kaluarës që na ka ngritur si popuj dhe vlerave kombëtare të fituara me vështirësi, të cilat janë testuar, rafinuar dhe mbrojtur gjatë brezave. Duhet të kuptojmë se urrejtja nuk ka qenë dhe aq e natyrshme mes kombesh që jetojnë në Ballkan. Urrejta mësohet, ushqehet dhe inkurajohet nga ata që kanë diçka për të fituar nga ndarja jonë.

Së bashku, mund të krijojmë një shoqëri ku çdo zë ka rëndësi, çdo kulturë vlerësohet dhe çdo person trajtohet me dinjitet. Të tjerëve që mendojnë ndryshe, i’u duhet detoksim nga nacionalizmi toksik!

Next Post
Vjen reagimi nga partia e Metës: S’e dimë ku është. Thonë që e kanë marrë peng terroristët, por…

"Më telefonon çdo ditë", Tedi Blushi tregon si e drejton Meta partinë nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan është një mundësi e madhe për Shqipërinë

June 29, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Po shkundet thesi në bulevard

June 29, 2026
“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

June 29, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet

June 29, 2026
Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet nesër në Qipro

June 29, 2026
“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In