• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po vilë në Gjirin e Lalzit?! Berisha: Duhen 90 vite punë për të blerë një apartament

by Java News
07/04/2023 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë sot në takimin elektoral në Vorë, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha.

Meta në fjalën e tij tha se “Vora është një nga dëshmitë të papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë”.

Meta tha se beson tek plani i Indrit Hoxhës për urbanizimin e qytetit të Vorës.

“Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara, janë në SPAK dhe këtyre çështjeve duhet ti shkohet deri në fund.

Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.

Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, tha ndër të tjera Meta.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi: “Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”

Ndersa Berisha tha se per shkak te rritjes se taksave dhe vleres se ndertimeve, nje familjari i duhen 90 vite per te blere nje shtepi. Mbetet mister se sa iu deshen Berishes per te blere vilen ne Gjirin e Lalzit.

Berisha; Kam ndjeklur me shumë interes fushtën elektroale tuajën për Indrit Hoxhën. U përgëzoj për përpjekjet model që ju keni bërë. I dashur Indrit Hoxha, aleatët tanë të çmuar, sot jemi këtu për të paraqitur para jush kandidatin për Kryebashkiak. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme vijmë këtu me kandidatët e Primareve. Të gjithë kandidatët e koalicionit janë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë është dinjiteti. Në këtë kontekts, deleguam te ju zgjedhjen e kryetarit të partisë. Ju garantoj se ju do jeni vendimarrës për bashkinë. Krahasoni kandidatët e tjerë, me Indrit Hoxhën. Kandidatët e Ps dolën pas orës 1 të mëngjesit pa u pyetur për socialistës. Janë kanidatë me dy-tre emra. Kandidatët e tjerë, qytetarët normal nuk i pëlqejnë. Kanidatët e tyre nuk përfaqësojnë socialistët, as mbështetësit e PS-së, por krimin dhe bandat. Ky është një dallim madhor, ndaj siç jemi dëshmitarë kudo nga jugu në very, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga opozita shqiptare, nga kandidatët e lirisë. Kjo ka sjellë një frymë, një frymë fitoreje që Shqipëria nuk e ak patur më të fuqishme ndonjëherë që nga 92’. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj. Do bëjë gjithçka për shërbimet më të mira të kësaj bashkie, nëpërmjet transparencës dhe çfarë ka në dorë me Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj.

Mbrëmë Erion Veliaj, në ikje deklaronte me mburrje se u ka rritur ndërtuesve 8 herë taksat. U dogji barku atyre, përkundrazi të gjitha i paguani ju. Si u rrit me 110% çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, i kam vënë taksa. Ato ndërtime i paguajnë qytetarët. Shtëpi nuk blejnë dot. Në pamje të parë, taksat i ka qeveria vendore, po shikoni çfarë barre të tmerrshme mund të krijojë një kryetar bahkie i papërgjegjshëm. Ndërtuesit tani shesin me çmime tre më të larta se në Evropë. Duhet 90 vite punë për të blerë një apartament. Është një kryebashkiak si një qenie laboratike e transormuar pa ndjenja. Ka shumë në dorë, mendon sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se në filozofinë tonë jemi për taksat më të ulëta të mundshme.

Atë barrë mbi ju, ato lëndojnë jetën tuaj. Kisha një biznesmen në zyrë, po më tregonte se biznesi i vogël paguan 3-7 herë më shumë taksa. Ne po marrim fund. Çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk ka, ujë nuk pihet. Nëse ka një mall që ky vend mund t’jua japë fala qytetarëve të vetë është uji. Austria po ashtu me rezeva ujore të shumta, e jep ujin falas. Me vendim gjykate me të gjithë analizat këtu del uji i papijshëm.

14 maji është një ditë historike, nuk janë vetëm zgjedhje për qeveritarët vendor. Çdo qytetar që i beson lirisë ftohet për të përmbysur monizmin. NE sot jemi në një mision, për të bërë gjithçka që të përzëmë pushtetin monist. “Për një votë, unë do të bëja 600km rrugë me biçikletë”./m.j

Next Post
Minxhozi: Berisha në kërkim të një ‘strehe’ për 14 Majin, nuk e ka luksin të imponohet

“Ligji i dekriminalizimit, i zgjidhur ...”/ Minxhozi: E keqja më e madhe është brenda partive politike

Comments 1

  1. Qerime Demhani says:
    4 years ago

    Ky Berisha, është një palaço komplet i pa cipë.
    Burgu për të, është pak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In