• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po vijon të ndërmarrë shkelje të tjera të rënda”/ Valteri: Komisioni hetimor të respektojë detyrën, Meta të shkarkohet menjëherë

by Java News
20/11/2019 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Halit Valteri, anëtar i komisionit hetimor për kontrollin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta në raport me zgjedhjet e 30 qershorit, kërkon zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij komisioni, për të finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për shkelje të Kushtetutës me dekretimin e dy datave për një palë zgjedhje, shkelje e cila sipas tij u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias.

Deputeti Valteri tha për Shqiptarja.com se komisioni hetimor duhet të respektojë detyrën që i ka caktuar Kuvendi i Shqipërisë dhe opinionin e Komisionit të Venecias, duke shkarkuar sa më parë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili sipas tij, po vijon të ndërmarrë shkelje të tjera të rënda, siç janë manovrat e tij me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkoj urgjentisht mbledhjen e komisionit hetimor për finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nuk ka asnjë arsye pse të zvarritet veprimtaria e komisionit. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë tallje. Komisioni duhet të çojë deri në fund detyrën që i ka caktuar Kuvendi me vendim nr. 84/2019. Komisioni i Venecias është shprehur shumë qartë që Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, duke deklaruat dy data për një palë zgjedhje. Komisionit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë këtë opinion dhe të shkarkojë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili po ndërmerr aktet të tjera të rënda antikushtetuese, siç janë manovrat e fundit me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet t’i kalojmë sa më parë vendimin e shkarkimit Kuvendit. I takon Kuvendit më pas nëse e voton apo jo vendimin e komisionit hetimor. Më pas do të vendosë Gjykata Kushtetuese për fatin e Presidentit”, u shpreh Valteri.

Deputeti Valteri shpreh dyshime të forta se mazhoranca po e zvarrit komisionin për shkarkimin e Metës, për shkak të pasigurisë së votave.

“Duhet t’i japim fund mungesës së seriozitetit me komisionet hetimore. Ulsi Manja ka frikë ta mbledhë komisionin hetimor dhe ta çojë përpara këtë proces. Unë mendoj se mazhoranca nuk është e sigurt nëse i ka votat e domosdoshme për shkarkimin e Metës në Kuvend, ndaj po e zvarrit komisionin”, tha ai. Ndërkaq, në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh të qartë kryetarit të komisionit hetimor Ulsi Manja, teka tha se “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”. Megjithatë, komisioni vijon të mos mblidhet.

g.kosovari

 

 

Next Post
Shkarkimi i Metës/ “Venecia” publikon opinion në 11 tetor, Komisioni Hetimor kërkon zgjatjen e mandatit

Kuvendi shton akuzat për Metën, Balla: Abuzoi me pushtetin me emërimin e Xhaferllarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In