UEFA habiti gjithë botën kur në 24 Tetor 2014 i dha të drejtë Serbisë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve, madje duke ligjëruar racizmin në futboll.
Por sot Drejtesia sportive i dha të drejtë Shqipërisë që nuk pranoi të luante në fushën e Beogradit pas dhunës ndaj lojtarëve nga tifozë e punonjës të sigurise së stadiumit.
Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë vendosi t’i japë fitoren 3 – 0 në tavolinë ekipit kombëtar dhe t’i heqë Serbisë 3 pikët që i ishin dhënë nga Komisionet e Drejtësisë në UEFA.
Vendimi i Gjykatës Sportive u mbështet në dy pika kryesore. Gjykata njeh dhunën ndaj lojëtarëve. Pavarësisht këtij vendimi të CAS, UEFA nguron të publikojë në faqen e vet këtë lajm.