• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po u japim planin tonë!”/ Basha ‘inspekton’ biznesin e vogël në Hamallaj: E vendosin qytetarët nëse do ta japin mandatin e 3-të

by Java News
01/10/2020 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit të tij të takimeve të tij për prezantimin e planit të rimëkëmbjes nga pandemia, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në një biznes të vogël në Durrës.

Pronarët e biznesit u ankuan për rënie të konsumit.

“Njëherë tërmeti, tani korona, situatë shmë e vështirë. 50-60% më pak konsum”.

“Sivjet u pa puna e restoranteve, më tepër nga turizmi presim. Fuqia blerëse ka rënë në minimum. Me shpresë, ishalla po kalon”.

Basha nënvizoi se plan-propozimi me 5 pika i demokratëve është për 6 mujorin e ardhshëm dhe jo për fushatë.

Ndaj ai apeloi sërish qeverinë që të reflektojë dhe të vërë në zbatim planin dhe të mos rrinë në televizor duke treguar se çfarë kanë bërë deri më tani.

Sipas Bashës, mbështetja e biznesit të vogël me një çek prej 1000 eurosh është më së e përballueshme për Shqipërinë.

“Në vend që të marrin planin dhe ta zbatojnë rrinë në televizor dhe thonë kemi dhënë kaq.Tani duhet me i dal përpara.Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur dhe as çfarë do të bësh pas një viti, por për këtë 6 mujor.

Nuk e kemi shpikur ne, këtë po bën bota, Kosova e Maqedonia. Rënia ekonomike vjen prej rënies së konsumit.

Rrinë në televizor dhe na thonë ne sa kemi dhënë. Pyetja nuk është sa ke dhënë, por sa do japësh. Apo duke u fshehur me premtime elektorale. Ne themi tani duhet t’i dalësh përpara. Nuk themi se është e mjaftueshme, por është minimumi jetik.

Për 6 muaj është paketa. S’ka të bëjë me zgjedhjet, por me njerëzit. Ka të bëjë me xhepat e tavolinat e shqiptarëve. Është plotësisht e mundur, po të heqim dorë nga çdo shpenzim tjetër. Shqiptarët as me listat nuk ia dalin dot. 1 mijë euro për ju, nuk është mrekulli, por t’ju heqë disa shpenzime shtesë që i keni pasur këto 7 vite.

Këta e duan taksën në kokë, po s’paguan të bllokojnë.

Ju e dini vetë që ekonomia është zinxhir. Po u këput një hallkë këputën të gjitha. Konsumi është kryesorja. Ndihma kryesore është nxitja e konsumit. Dhe 5 pikat që kemi propozuar, këtë kanë synim krysor. Bëhet fjalë për bukën e gojës, jo luks. Ka kohë edhe para pandemisë.

Kjo vetëm sa e thelloi. Edhe para tërmetit. Kam ardhur shpesh herë në Durrës lista pa fund. Nuk japin më me listë se nuk ia dalin dot. Për t’i dalë para saj, është plotësisht e përballueshme. I jepet biznesit të vogël 1 mijë euro, 2 mijë do ishte dhe më mirë. Këtë do bënim ne po të ishim në qeveri. Pa zbukurime, pa propagandë, ky është realiteti.

Ne si opozitë japim planin tonë për ta zbatuar. As fushatë as plan ekonomik pas zgjedhjeve. Tani, tani. Tetor, nëntor, rënia do thellohet, prandaj duhet zbatuar që tani plani.

Nafta mbetet më e shtrenjta në rajon, taksat. Kjo sjellje është e dëmshme për ekonominë dhe në kohë normale. Ekonomia është zinxhir, po u këput një hallkë bien të tjerat. Duhet nxitur konsumi. Bëhet fjalë për bukën e gojës, nuk po ofrojmë ndonjë luks.

Tërmeti dhe pandemia vetëm sa nxorën këto gropa zbuluar. Kam ardhur shpesh në Durrës dhe kam parë lista pa fund në dyqane, tani nuk japin më. Ti jepet biznesit një çek prej 1000 euro. Aq e përballon Shqipëria.

Shpresoj ta dëgjojnë edhe ata që duhet ta dëgjojnë.Në tetor-nënëtor rënia ekonomike do të thellohet. Janë gjëra të tjera që do të zgjidhen pas 25 prillit por nuk kam ardhur për këto” tha Basha duke ironizuar edhe Ramën me faktin se për mandatin e tretë të tij në qeverisje vendosin qytetarët.

Kreu i PD tashme i ka kufizuar levizjet, dhe nuk largohet shume nga “perimetri” i viles se re qe ka blere se fundmi ne Hamallaj! Dje ishte ne Vore ne takim me biznesin, sot ishte ne Durres!

g.kosovari

Next Post
Greqia shtyn afatin për hyrjen e shqiptarëve, rregullat e reja deri në datën 31 korrik

Situata e COVID-19/ Greqia ka zgjatur masat kufizuese me Shqipërinë deri më...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com