• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me makina luksoze, e pësojnë keq 6 persona në Korçë

by Java News
06/08/2020 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot janë arrestuar 6 persona në Korçë të cilët kanë tentuar që të transportojnë  14 emigrantë të paligjshëm.

Njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por është kapur më tej.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditen​ 4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” dy emigrantë të paligjshëm.

A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.

M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit e mësipërm po transportonin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Next Post
Frika nga Covid-19/ Kina kryen 4,8 milionë testime brenda një dite

Frika nga Covid-19/ Kina kryen 4,8 milionë testime brenda një dite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Kush gënjen dhe kush abuzon?

August 30, 2026
Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

Tabaku i përgjigjet MIA-s: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura, këtë kërkon Europa dhe protestuesit

August 30, 2026
Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

August 30, 2026
“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com