Një 88-vjeçare nga Pogradeci e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Elbasan, teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv.
E moshuara ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar dhe për pasojë po transportohej për në Tiranë te spitali Infektiv.
Gjatë transportit e moshuara fatkeqësisht ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë teksa ambulanca ishte duke kaluar në qytetin e Elbasanit.
/e.rr