• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po ti sa e ke rrogën?

by Lutfi Dervishi
11/04/2023 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Kjo pyetje nuk bëhet. Eshtë e pakuptimtë, e pasjellshme madje e shëmtuar. Rroga është një e dhënë personale, është një gjë krejt private dhe të paktë janë ata që ndihen mirë kur i pyet: sa e ke rrogën?

U bë zhurmë e madhe kur dolën rrogat në shesh një vit më parë dhe njëzëri njerëzit kërkuan llogari dhe drejtësi.  Bizneset dhe jo vetëm ata u shqetësuan sepse punonjësit mësuan sa paguhej njëri dhe tjetri. .

Sot po ndodh diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk besoj se ka vend në botë që bën një spektakël me rrogat e nënpunësve publike. Një “çmenduri” që po shitet si normalitet.

Kemi  mbërritur në ditën kur jo vetëm shohim sa e ka rrogën  mësuesi X, infermierja y, mamia z, ushtaraku ZZZ, por krahas rrogës shohim edhe portretet e qeshura të individëve.

Prej ditësh në rrjetin social të kryeminsitrit dhe ministrave po bëhen publike sa ka qenë rroga para një viti, sa është sot dhe sa do të jetë pas një viti?

Hebrenjtë kanë një shprehje: “nëse do ta bësh Zotin të qesh, thuaj çfarë planesh ke për të ardhmen?

Publikimi i rrogave përtej nevojës së propagandës së ditës mund të ketë rrisqe të shumta

Së pari personat që detyrohen të bëhen publik mund të ndihen të ofenduar.

Së dyti, mund të krijohet xhelozi tek kolegët sepse pagat nuk janë të njëjta

Së treti, mund t’i rrezikosh jetën në rastin ekstrem dhe t’i vësh në pozitë të pakëndshme këta persona sepse bëhen lehtësisht objektiv për “shantazh” ose kërkesa për “borxh”

Kemi nevoje për transparencë të lekut, por jo të pagave.

Eshtë i mirëseradhur çdo veprim që bën transparent si shpenzohet leku. çdo ministri apo bashki mund të vendosë on line të gjitha shpenzimet që bën, por askush nuk ka nevojë të dijë sa e ka rrogën tjetri?

Dhe e fundit: lekët nuk bien nga qielli. Janë pjesë e taksave të mbledhura ose borxheve të marra. Të rrisësh rrogat automatikisht do të thotë të ulësh investimet. Por të merresh me këtë gjë duket luks.

Çështja e publikimit çdo ditë të pagave që do të marrin vitin  tjetër mësuesit, infermierët, pastruesit, mamitë, ushtarakët, policët etj….është një problem jo vetëm për ata që detyrohen të “japin fytyrën për propagandë”, por për të gjithë.

Le të bëhet transparencë si mblidhen dhe si shpenzohen fondet publike, le të bëhet transparencë për luftën ndaj korrupsionit dhe rrogat do të dyfishohen pa prekur investimet, por edhe pa i marrë fytyrën tjetrit.

Next Post
FOTOT/ 2 vite nga vrasja e Caroline nga bashkëshorti: Çfarë ka ndodhur me vajzën e mitur të 20-vjeçares dhe vrasësit Babis

FOTOT/ 2 vite nga vrasja e Caroline nga bashkëshorti: Çfarë ka ndodhur me vajzën e mitur të 20-vjeçares dhe vrasësit Babis

Comments 1

  1. Safete Gollo says:
    3 years ago

    Këto mendime qendrojnë o Lut.
    Por problemi qendron se KUSH ËSHTË pagatori yt Sali Berisha apo Ilir Metaj ? Apo të dy bashkë ?

    Reply

Leave a Reply to Safete Gollo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In