• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

by Denis Dyrnjaja
03/07/2023 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Këtë pohim vendosa të përdor si titull për të mbështetur Sali Berishën, i cili thotë se të pandehurit e aferave korruptive janë në sallën e Parlamentit. Gishti i akuzës së tij drejtohet nga Edi Rama, ministra, ish ministra apo deputetë të mazhorancës për të cilët thotë se SPAK-u nuk po vepron. E vërtetë edhe kjo, SPAK-u nuk po vepron dhe është shumë i mefshtë për misionin ligjor për të cilin u krijua, ekziston dhe fort u financua: të hetojë qeveritarë e ish qeveritarë, veçanërisht të nivelit të lartë, ata që në termat popullorë quhen “peshqit e mëdhenj”. Por ka diçka që nuk shkon në ligjëratën politike të Berishës në akuzat për korrupsion ndaj Edi Ramës@co.

Dhe këtu lindin një seri pyetjesh retorike.

A është Sali Berisha, personi që duhet te bëjë prokurorin politik, kur vetë është në të njëjtën pretencë publike, si mbështetës dhe tolerues i korrupsionit gjatë qeverisjes së tij?! Shpallja non grata përfshin implikimin e doktorit në krijimin e kushteve dhe mundësive për korrupsion ndaj bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij.

A është Sali Berisha ai që duhet të pretendojë e akuzojë strukturën e re të drejtësisë për pasivitet?! Vetë ai ka qenë arkitekti dhe mbështetësi i drejtësisë së korruptuar dhe njerëzve të saj, që u pasuruan paturpësisht mbi drejtësinë e munguar ose të shtrembëruar.  Mbi çfarë kriteresh morali flet doktori, kur ende nuk ka kërkuar falje publike për çka pushteti i tij prodhoi në afera korruptive, përfshirë edhe kontrollin politik të drejtësisë që ishte akti kryekorruptiv i demokracisë.

Po, Berisha mund të fliste sot me forcën e ndërgjegjes pasi të pranonte çfarë ai ka shkaktuar me pushtetin e tij. Por ai se pranon sepse nëse e pranon bëhet njësoj si ata që me të drejtë akuzon. Se ka dot këtë kurajë. Duhen këllqe dhe karakter i fortë për të pranuar realitetin, që të mund kur mendon rehatinë, luksin e pasurimin e pamenduar e për më tepër të pamerituar. Mjeshtërisht doktori ka arritur të krijojë perceptimin se ka qenë larg korrupsionit, por realiteti flet ndryshe edhe pse prova ende nuk ka. Të gjithë ata që akuzon Berisha përfshirë dhe veten flasin e mbrohen në emër të provave. Ke prova?! Kjo është pyetja më alogjike në rastin e korrupsionit në politikën shqiptare. Se provat janë aty sy për sy, por nuk gjenden dot se janë kamufluar për të mos u ndëshkuar e konfiskuar.

Po të pandehurit janë në Parlament, por nuk janë vetëm nga njëri krah. Janë në të dyja krahët e parlamentit, sikurse janë edhe në Gjirin e Lalëzit bashkë, në fshatra e komplekse rezidencialë turistikë, malorë e fushorë. Ky nuk është relativizim, por realitet. Të pandehurit janë në Parlament dhe jo vetëm. Ata janë pas lejeve të ndërtimit e privatizimit, pas akteve arbitrare që i kanë krijuar Shqipërisë një dëm në arbitrazhin ndërkombëtar me shumë se 1 miliard dollarë në vite pa llogaritur dëmin e padrejtësive që u janë shkaktuar njerëzve në 3 dekada nga drejtësia e munguar ose shtrembëruar. Kështu pra ke të drejtë Sali Berisha, të pandehurit janë në Parlament, por bashkë me ta je edhe ti.

Puna është kur do bëhet drejtësi, se nga këtu ndahet historia nëse do gjenden ato provat e famshme të korrupsionit, apo do përfitoni të gjithë bashkë pafajësi. Doktor nuk harrohen kollaj valixhet e drurit dhe pantallonat terital me vizë avulli me të cilat nisët politikën. Ahh po se kishit edhe ndonjë çantë për ca letra A4 e një shami xhepi. Vetëm nëse do ishit prestigjatorë do mund të krijonit e nxirrnit prej tyre pasuri marramendëse si me magji.

Nëse duhet të besojmë këtë se nga valixhet e drurit dhe çantat bosh dalin vila e miliona euro atëherë jeni te gjithë bashkë të gatshëm për suksesin e garantuar edhe në “got talent” për ju. Juria duhet t’iu vlerësojë për këto aftësi vërtetë dhe kjo juri quhet SPAK! Se kur do nisë ky spektakël prej vërteti, këtë e di vetëm Dumani me shokë.

Next Post
Dumani në Kuvend: Duhet marrëveshje ekstradimi me Emiratet, rrogat e ekspertëve janë të ulëta

Dumani në Kuvend: Duhet marrëveshje ekstradimi me Emiratet, rrogat e ekspertëve janë të ulëta

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Respektete te vecanta per ty Z DENIS DYRNJAJA,Je i vetmi gazetare qe ke kurrajon e flet te verteten pa pasur asnji medyshje,e anji dhoje frige.Kjo provon qe ti nuk pret nga ndytsirat quajtur politikan,e ortaket e tyre oligaret qe te mbushin xhepin me para,sic vepron pjesa tjeter e malle te quajtur gazetare.Falenderime e respkte per ty peronalisht Z DYRNJAJA.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In