• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po të mos jetoja në Shqipëri nuk do gjeja Jasir Asanin”, Silvinjo për ‘Reuters’: Nuk heqim dorë nga shpirti i ekipit!

by Java News
10/10/2023 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka ndërruar fytyrë që prej ardhjes në pankinë të trajnerit brazilian, Silvinjo. Kuqezinjtë janë në rrugën e duhur për kualifikimin në “EURO 2024” dhe natyrisht, një meritë për këtë e ka edhe tekniku. Në një intervistë të dhënë për Reuters, Silvinjo ndalet të flasë për evidentimin e lojtarëve që mund të bëjnë mirë dhe për punën e madhe që bëhet jashtë fushës së blertë.

“Ne kemi tre finale përpara dhe duhet të përballemi me të njëjtin qeëndrim që kemi pasur deri më tani. Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm.

Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese. Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë se çfarë donim.

Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i mirë organizuar, të shënojmë gola të mëdhenj, të ndërtojmë lojëra të bukura, por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak.

Vullneti, guximi dhe qendrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi. Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë. Udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme. Nëse nuk do të ishim këtu, ndoshta nuk do të kishim gjetur Jasir Asanin.

Janë miliona shqiptarë… që jetojnë në mbarë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë dhe gjetëm Asanin. Na pëlqeu ajo që pamë menjëherë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm për ne. Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet, projektin dhe strukturën që po ndërtojmë të flasin për ne dhe të prekin zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata të ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”, deklaroi Silvinjo./m.j

Next Post
Rritet numri/ Tronditëse: 200 izraelitë të masakruar nga Hamas në Kfar Aza, mes tyre foshnje e fëmijë me koka të prera

Rritet numri/ Tronditëse: 200 izraelitë të masakruar nga Hamas në Kfar Aza, mes tyre foshnje e fëmijë me koka të prera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com