• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Po të ishte gjallë Adem Jashari, sot do të mbushte 61 vjet

by Java News
28/11/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë do t’i bënte 61 vjet, citohet Koha. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skënderajt.Ishte djali i tretë i Shaban Jasharit dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skënderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit.

Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalietet, deri në fillimet e luftës çlirimt are në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe f itorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shenjuar herët shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit. Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës. (b.an)

Next Post
“Kathimerini”: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Kotzias: E dua Shqipërinë në BE, por... pa Çështjen Çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In