• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Po të ishte gay, Nishani do e takonte Kerry-n

by Enkel Demi
15/02/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

John Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, por u ul të bisedojë me komunitetin gay në Tiranë. Tre orët e vizitës së tij shkuan me disa rezultate konkrete. Gati 2000 muxhahedinë do të vijnë si mysafirë në Shqipëri. Në këtë pikë e gjithë politika shqiptare ka qenë dakord. Më shumë se sa tradita e mikëpritjes kësaj here është trysnia e vëllait të madh.

Ka qenë një vizitë që nisi me pak vonesë dhe e bëri Presidentin e Republikës të presë pak gjatë në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Nuk e di nëse kjo pritje ia vlejti, sepse kreu i shtetit veç sa shkëmbeu dy batuta të shkurtra në këmbë me Sekretarin e Shtetit. Ndoshta një takim për së mbari në sallën VIP të Rinasit mund ta ketë hedhur në erë vonesa e Air Force 2, ndoshta ky takim nuk ishte parashikuar fare. Gjithsesi, si ndodh rëndom në kësi rastesh bëhemi shpesh qesharakë. Kushdo duhet t’i kujtojë lëvizjet gati akrobatike të Edi Ramës të shtrëngonte dorën e George Bush në Tiranë dhe meqë foto e rastit nuk kishte dalë gjë, sepse Blerta Kambo në atë kohë nuk punonte për të, u sajua ajo vjedhja e orës në Fushë Krujë.

Nejse, sot Edi Rama është i zoti i shtëpisë dhe me të drejtë tërhoqi reflektorët. Përdori gjithë karizmën e tij për t’i bërë magji John Kerry-t. Ja tregoi të gjitha muret e pikturuara të qeverisë, bibliotekën dhe u soll me profesionalizëm si yes man. Çdokush  në vendin e tij do të kishte bërë njësoj. Kryeministri dha fjalën se në mars, pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, në Kuvend do të kalojnë ndryshimet Kushtetuese. Është me interes të dihet nëse kryetari i Kuvendit është krejt dakord me këtë parashikim tejet të guximshëm të kreut të qeverisë, i cili me mund fshihte entuziazmin gjatë konferencës për shtyp.

John Kerry nga ana e tij nuk i kurseu fjalët e mira për qeverinë dhe Ramën, gjë që tregon se Rama ia ka dalë ta bëjë për vete pak a shumë si Merkelin në Tiranë do kohë më parë, me të njëjtat instrumenta, pak art, pak batuta dhe shumë sqimë në komunikim e veshje.

Kurse Lulzim Basha u paraqit në takim me idëne që mos të shiste, ndaj duket nuk ka blerë. I kompleksuar nga çështja e Byrosë së Hetimit, nervozizmin që shkaktoi tek ndërkombëtarët dhe brenda partisë, Lulzim Basha zgjodhi të flasë me parrulla, ndaj duket në atë breg e lanë dhe pas takimit.

Tani pas kësaj vizite palët do të grinden se kujt i dha të drejtë John Kerry, i cili qëllimin e vizitës së tij e arriti me sukses. Donte të na linte në derë 2000 muxhahedinë dhe na i la. Për të tjerat është Donald Lu, i cili mori lëvdata nga njerëzit në bulevard.

Next Post

Xhon Kerry, futboll me porta të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In