Adriatik Lapaj i pyetur për Sali Berishën thotë se po të kishte qenë babai i tij do i thoshte tërhiqu. Sipas tij kjo është qasje e gabuar për të mos lëshuar stafetë, sepse nuk do marri gjë me vete në atë botë.
“Po të kish qenë baba im, do i thoja tërhiqu. Çdo gjë ka kufi. Jeta është stafetë. Ja luftoi, dhe ja do vijë dita për të ikur nga kjo botë. Kur do na vijë stafeta?
Kur linda unë Berisha u bë presidenti. Si t’ia bëj të bëhem sa Berisha, që të më vijë stafeta? Ka bërë ca gjëra mirë, ka bërë ca gjëra keq. Nuk mund trë rrimë peng kështu si brezi i prindërve tanë me Enverin. Është stafetë. Ka njeriu kënaqësi të shohi mbesat dhe djemtë të ecin.
Çfarë është qasje kështu? Sëpata, hanxharë, sikur do i marri në varr. Ç’është ky sport, sikur do i marri në atë botë. Ka një limit, ka një sens mase.
Edhe ujin po ta pish pa masë kalon në gjendje kome, të bën dëm. Ç’është kjo qasje, të pangopur?! Hyra po, bëra ciklin tim 10 12 vjet hap krahun”, tha ai për Report TV.
Ai foli dhe për Ilir Metën.
“Çfarë të them, 33 vjet deputet, ministër i jashtëm, ekonomie, kryeministër, kryeparlamentar, president. Nuk ka më lart. Ky shteti jonë kaq poste ka.
Di unë tani? Si nuk bezdisen? Bezdiset njeriu. Është bukur dhe të peshkosh më burrë, të bësh dhe një pikturë kur perëndon dielli.
Ç’është kjo, zyra, zyra, makina, makina, badigarda, badigarda. Jam i habitur. Çuditem. Këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të tyre. Nuk i lënë fëmijët të bëjnë karrierë”, tha ai.