I dënuar me dy vjet burg për “kallëzim të rremë”, si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja” dhe i liruar së fundmi nga gjykata pas shlyerjes së dënimit, Fredi Alizoti referuar provave të grumbulluara nga Prokuroria, rezulton të ketë pasur komunikime të herë pas hershme me Ervin Salianjin, Florenc Hoxhën, Erzen Berçanin, Sali Lushën dhe Albert Veliun, personin kyç në inskenim.
Më 27 shtator 2018, ora 19:10, në mënyrë që t’i shpëtonte dënimit, Alizoti ka zgjedhur të tregojë të gjithë skenarin e përgatitur në PD për të realizuar një material fiktiv ku më vonë të pretendohej se është zëri i shtetasit Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm.
Gazeta “Dita” ka publikuar përgjimet.
“Biseda është e njëjtë me atë që është bërë publike në media. Në këmbim të këtij rregjstrimi, do të merrnim 200.000 euro të cilat do i ndanim përgjysëm. Sipas Albertit këto para do t’i jepte Ervin Salianji kur biseda të shfaqej ne televizion. Ne dhe para bërjes publike të përgjimit shkonim tek selia e PD-së ku veç të tjerash Alberti takonte Ervin Salianjin, ku takoheshin veçmas…. Babalja më prezantonte si kunatin e tij”, rrëfente Fredi Alizoti para grupit hetimor.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij me nr tel (565), datë 24.05.18, ora: 13:11:31
Albert Veliu: Baba, per nje ore e gjysem baba do vish te PD-ja
Djali: Si si?
Albert Veliu: kur te themi ne per nje ore e gjysem do vish te PD-ja
Djali: vetem?
Albert Veliu: ma jep pak Fredin
Djali: Fredin? Po dale, se eshte ne banjo. Te kaloj une tani
Albert Veliu: e mire do vini te dy bashke do merrni taksi do vini te dy bashke
Djali: ok hajd
Albert Veliu: hajd per nje ore e gjys te mar ne telefon hajd
Por lidhjet e Alizotit me PD i fakton edhe një bisedë e tij me Erzen Brecanin, ish zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës dhe i lidhur ngushtësisht me “selinë blu”. Si një njohës i vjetër i këtyre çështjeve si dhe kontrollit të tabulateve telefonike, Breçani ka qenë i kujdesshëm në komunikimin e tij prej 8 minuta e 20 sekonda, duke mos dhënë shumë detaje, megjithëse shfaqet qartë se ai është në brendësi të të gjithë skenarit.
Në këtë bashkëbisedim të dates 29.05.2018, Alizoti duket se shfaqet nervoz për faktin se nuk i është mbajtur premtimi i dhënë për pagesën dhe paralajmëron se nëse ai flet “përmbyset bota”.
Alizoti sqaron ndër të tjera se çdo gjë është fallco dhe sqaron se babalja ka fol edhe për shokun e vetë për shpërblim.
Nga ana tjetër, Berçani duke e konsideruar në bisedë si “vëlla” e këshillon që t’i drejtohet Florenc Hoxhës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të fituar të drejtën e premtuar.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Erzen Brecanit me nr tel (000), më datë: 29.05.18, ora: 21:00:02:
Fredi Alizoti: o Zen
Erzen Breçani: e vlla
Fredi Alizoti: O Brecan e vlla e Brecan
Erzen Breçani: Cuni eshte larg osht larg o ne Durres e nuk ka ardh ala ne Tiron e nuk kam kujt ti them me te sjell ja 30 mije lek skam kujt ti them ne bote
Fredi Alizoti: e vlla?
—
Erzen Breçani: Qe me ardh cuni ne Tirane I themi ti japi 30 mije lek njeri tjeter nuk kam kujt ti them
Fredi Alizoti: Rrofsh faleminderit – ej o vlla te kam borxh e po e pres se jam jashte per koke tende per shpirt tend po e pres e
—
Erzen Breçani: …por ai qe u ka premtue ca u ka thane duhet tu rri te kambëtt e me ja marr
Fredi Alizoti: Nuk kemi marr asgje akoma…
Erzen Breçani: … une nuk merrena me kto gjona nuk I kam qef fare ke parasysh
Erzen Breçani: Edhe babalja kur ka fol per shokun e vet…ka fol me te
Erzen Breçani: …ska arsye me hy ne kto pune thashe se jane ndrysira te gjithe nuk I njef ti thashe
Erzen Breçani: …pse nuk shkoni perderisa ju ka mar ai Flor Hoxha kush I ka Lulzim Basha mere e coje atje a ju ka morr Flori?
Erzen Breçani: Se ca ju rrejn juve ca ju thojne u premtojne une jam kundra tyre nuk ka
Erzen Breçani: Jane mashtrusa
Fredi Alizoti: …po te hap une thesin mbraon cdo gje i q*het motra
Erzen Breçani: po jo me vlla cben kjo pune sma nin
Erzen Breçani: I thashe une ctu ka dash ty me hy ne kto pune I thash…
Erzen Breçani: : … per shokun tend thash nuk ke nevoje me fol bam bam per mu shko ne prokurori masanaj shko neper partira neper lesh e neper
Fredi Alizoti: … nuk kam marre nje lek vllai
Erzen Breçani: ne qofte se i ka hy per lek ka bo gabimin me te madh e mo e shoku jem po ca boni e burr
Erzen Breçani: Ne qofte se ju ka premtu kush leke mos e cani k*** shko thuni n aka pemtu leke X e Y e mos u merr me
Fredi Alizoti: Jo me se me premtuan dicka ketu…
Erzen Breçani: E une nuk e kam parasysh une nuk merna me njerez qe nuk kane nuk kane bese
Fredi Alizoti:…ato qe jane premtuar nuk kam marre asgje edhe une nje llaf tani permbyset bota kthehet nga e para e del cdo gje fallco
Erzen Breçani: Po ne qofte se jane fallco nxirri e vlla fallco cme plasi
Fredi Alizoti: Jo fallco jane Fallco po ta them me shpirt
Erzen Breçani: …mos i bini ne qaf njerzve kur jane fallco mos i bini ne qafe njerzve kote vlla
Erzen Breçani: …vetja I thashe ke hi i mer ne qafe robt kot, me i bo letrat per azil nuk e di se si i boni kto pune
Ndërkohë, në dëshminë e tij në prokurori, Berçani ndryshe nga biseda telefonike e konsideron Alizotin si një ish kontigjent kriminal që i ishte afruar për t’i marrë para. Ndërsa në dëshminë e dhënë më vonë gjatë seancës gjyqësore në 17 korrik 2019 ai sërish përpiqet të deformojë konteksin e bisedës duke u distancuar nga historia “Babale”.
Bashkëpunimi me Florenc Hoxhën
Nga ana tjetër, një tjerër person kyç në të gjithë çështjen është Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtor i policisë bashkiake në Tiranë i cili është edhe një nga njerëzit më të besuar të kryedemokratit Lulzim Basha.
Edhe pse ka stepur në komunikimet e tij pasi ngjarja është bërë publike dhe pasi organi i akuzës kishte nisur hetime, Hoxha gjithësesi i është përgjigjur telefonatave të Alizotit i cili përveç parave të premtuara i ka kërkuar edhe siguri dhe strehim.
Në një nga komunikimet elektronike që mban datën 5 qershor 2018 ora 21:05, ai ka telefonuar Hoxhën të cilit i ka kërkuar një takim dhe ky i fundit ja mundëson për të nesërmen ne selinë e Partisë Demokratike dhe kujdeset për strehimin e tij te banesa e Sali Lushajt, një tjetër personazh i implikuar në këtë ngjarje i cili veç të tjerash ka shërbyer edhe si truprojë e ish kryeministrit Sali Berisha.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Florenc Hoxhës (289), datë 05.06.18, ora: 21:05:29
Florenc Hoxha: …nuk ashtu dot jam per ne aeroport po neser ne oren 9 te PD-ja takohemi
Fredi Alizoti: mire ne rregull… si keni marr masat mire ku do rri sonte ?
Florenc Hoxha:Fredi Alizoti: po?
Florenc Hoxha:Fredi Alizoti: mire ne rregull
Florenc Hoxha:Fredi Alizoti: mire hajde
Fill pas kësaj bisede, Alizoti ka marrë në telefon menjëherë “Babalen” ku i ka treguar se ka komunikuar me Florenc Hoxhën dhe se ai e ka adresuar te Sali Lushaj si dhe i ka premtuar se do ta takojë të nesërmen në selinë e Partisë Demokratike për të përfunduar likujdimin sipas dakordësisë fillestare.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më datë 05.06.2018, ora 21:28:23:
Fredi Alizoti: te mori n etelefon ai?
Albert Veliu: kto jane te degjeneruar e vlla po e di une ca tju bej juve une po e di une ca duan ata
Fredi Alizoti:me tha mua po prit e degjo me tha mua jo jam ne aeroport I thashe une jam jashte skam as leke per hotel
Albert Veliu: takohemi neser tha?
Fredi Alizoti: neser ne ora 9 tha e ka fajin ai duhet ti japi ultimatum ai thuaji atij ti japi ultimatum
Albert Veliu: Po po ske ce do vete neser une atje do flas gojarisht me ate
FA: ne ora 9 ore une e bej dhe ndryshe e kupton ti
Albert Veliu: e di une te marr vesh vllai jot te mar vesh po cke mos u merzit
Pak më vonë, nga frika se mos Alizoti do të tregonte lidhur me skenarin e sajimit të një përgjimi, ai e ka kontaktuar sërish ku i ka thënë:
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më datë 05.06.2018, ora 21:33:45:
Albert Veliu: o re vlla ca ben ti?
Fredi Alizoti:ca do bej po rri ktu te Sala
Albert Veliu: po mire e neser ne mengjes mere salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti mos te flas shume ne telefon te kam vlla dhe une jam i shqetesuar e beson qe po ha buke azili po ha buke azili me vdekshin te dy djemte
Fredi Alizoti: se ve ne dyshim
Albert Veliu: presionin beja pa merak po do ta mar une mos ki merak ti neser pa merak neser qe ne mengjes mos e vri mendjen
Fredi Alizoti: mua me tha qe do takohemi atje dhe nga krahu tjeter me tha jam ne aeroport
Albert Veliu: nuk prish pune neser do mbarosh pune gjalle a vdekur mos e vrit mendjen hajd te fala sales e te gjitheve.
Edhe pse Florenc Hoxha, i është përgjigjur në vijimësi telefonatave, ka ofruar strehim dhe i ka siguruar takim në “selinë blu”, në dëshminë e tij në prkurori më 17 tetor 2018 deklaron se është takuar me të por sipas tij nuk e ka përfillur, çka bie në kontraditë me komunikimin elektronik.
Koordinimi i Sali Lushajt
Bazuar në të gjitha përgjimet elektronike të zbardhura nga prokuroria, Sali Lushaj apo siç prezantohet ai “babai i Stresit”, këngëtarit të muzikës rep, ka ofruar një kontribut të rëndësishëm në koordinimin dhe akomodimin e shtetasve Albert Veliut dhe Fredi Alizoti.
Më poshtë po përcjellim një cikël komunikimi mes tyre ku diskutojnë lidhur me inskenimin e përgjimit dhe mos përmbushjen e premtimit për pagesën prej 100 mijë eurosh.
Alizoti nga ana tjetër, tregon haptas se bëhet fjalë për një mashtrim publik.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Sali Lushës (771), datë 07.06.18, ora: 12:44:31:
Fredi Alizoti: E Sal ca po ben
Sali Lusha: Ca bone? E vlla ckemi
Fredi Alizoti: hic ej me ashtu neser prap mua atje te vendi me thane per neser prape atje
Sali Lusha: ou! po hajd ca ke me bo
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Sali Lushës (771), datë 10.06.18 ora: 09:30:15
Fredi Alizoti: he daj?
Sali Lusha: ku je mer ca po ben?
Fredi Alizoti: mire ckemi? E ca po ben ca thojne kto vlla?
—
Fredi Alizoti: ne sdo mbajme ate ne kurriz une i dola borxhit
Sali Lusha: jo jo sdin ca shkrujn
Fredi Alizoti: e po mire te bejen ca duan te shkrujane ca te duan e kane marr kta te tjeret e ka marr ai muhabeti qe te thashe une
Sali Lusha: Ca vlla ca u bo?
Fredi Alizoti: e ke parasysh ai muhabeti?
Sali Lusha: he?
Fredi Alizoti: ai qe e ka shpine aty
Sali Lusha: ku?
Fredi Alizoti: aty te vendi
Sali Lusha: po
Fredi Alizoti: e kapa ate une kapa ate
Sali Lusha: e ca ka?
Fredi Alizoti: po te shikojme e ke parasysh vete ti
Sali Lusha: jo vlla sdi gjo une
—
Fredi Alizoti: ke fol me ate?
Sali Lusha: jo jo
Fredi Alizoti: e une fola nje dite foli si gangster ai e kupton ti kot mashtrime gjera kot ej
Sali Lusha: he
Fredi Alizoti: une kam rrugen time e ke parasysh une i dola borxhi me la rrugeve ke parasysh vete ti me kupton vlla
Sali Lusha: jo vlla jo ju I dini vete punet e juja
Fredi Alizoti: ti na ke mbajt me buke, faleminderit
Sali Lusha: po jo re ska problem
—
Sali Lusha: Po jo ore – po dhe ai trapi ne qofte se i ka nhy ktyne budalleqeve gabim k abo
Fredi Alizoti: po po po
Sali Lusha: hajde ne rregull shnet
Fredi Alizoti: ai i hyri budalleqeve me la dhe rrugve mua vari k* po hajde
Sali Lusha: hajde hajde
Fredi Alizoti: une si kam faj e vlla kupton ma beri ja bera
Sali Lusha: hajde hajde
Këto janë vetëm disa nga telefonatat që shtetasi Fredi Alizoti ka kryer para dhe pas publikimit të materialit nga ana e Partisë Demokratike. I gjendur përpara një situate ku funksionarët e Partisë Demokratike ishin distancuar për shkak të frikës që kishin nga nisja e hetimeve dhe zbulimit të “skenarit”, ai vendosi që të shkojë në polici ku u vetëdorëzua duke treguar versionin e ngjarjes.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe personit me nr. tel (189), datë: 15.06.18, ora: 18:23:15:
Fredi Alizoti: e moj ca po ben?
+189: e po rri po degjoj lajmet
Fredi Alizoti: e degjova une – babalen e degjova moj tani do i dalin tera avash avash
+189: tani do i dalim te tera ne shesh atij jane gegjeshtrat e babales
Fredi Alizoti: po do i dalin te tera do e marin nga koka do e bien
+189: po ty nga do te marin nga kembet ty?
Fredi Alizoti: hajde
+189: hajde naten naten
Dëshmia fundosëse në Prokurori
Ndërkohë, më 11 tetor 2018, ora 12:45, ai është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria ku sqaron skenarin e përgatitur në selinë e Partisë Demokratike për të realizuar një bisedë me Albert Veliun dhe për të imituar zërin e Geron Xhafajt. I zhgënjyer nga pagesa e munguar dhe siguria, ai vendosi të tregonte gjithçka para grupit hetimor.
Më poshtë po përcjellim për herë të parë deklaratën e transkriptuar:
Prokurori: Në këto momente po ju tregojmë një video rregjistrim….
Alizoti: Po e pashë videon që sapo me treguat dhe ai preson që është përball kamerës jam unë.
Personi tjetër është një shtetas që unë e njoh me emrin Florenc por që nuk ia di mbiemrin ose që e thërrasin doraci dhe që është nga Tirana. Alberti më ka prezantuar aty si kunatin e tij. Ai më porositi që kur të vinin personat që takoheshin me të, unë të largohesha pasi ai donte të bisedonte vetëm me ta edhe herë të tjera kur shkonim te PD ndaheshim, uleshim në të njëjtin lokal por uleshim në tavolina të ndryshme. Në këtë takim me Florencin, Alberti i thoshte se donte lekët diku ka përmendur shprehjen ‘’bëra punën më duhen leket’’. Në një rast, kur në ishim në Tiranë, para se të publikohej video, Alberti ka shkuar në selinë e PD dhe ka takuar Salianjin dhe i kishte marrë atij 150.000 lekë dhe mi tregoi mua duke i numëruar. Ai i ka marrë dhe herë të tjera lekë Ervin Salianjit në shuma prej 80.000 në një rast dhe 100.000 në një rast tjeter. Këto raste i kam parë pasi Alberti mi tregonte dhe më jepte dhe mua një pjesë të tyre.
Prokurori: A e njihni shtetasin Ervin Salianji?
Alizoti: Po e njoh. E kam takuar vetëm një herë te kafja e PD sa i dhashë dorën ku Alberti më ka preznatuar si kunatin e tij.
Prokurori: Kur është realizuar kjo video me shtetasin e njohur me emrin Florenc?
Alizoti: …Gjatë kohës që ai kishte shkuar në Kosovë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që pjesa ime e lekëve ishte tek Florenci dhe të shkoja e ta merrja. Florenci ka premtuar se do të mi jepte lekët dhe unë u gëzova dhe fillova të them ato që shfaqen në video. Pas kësaj bisede ai me ka thënë që nga ora 10 deri ne 12 të natës do të më merrte ne telefon se ku duhet të shkoja të marr leket. Unë nuk i besova dhe me thënë të vërtetën u tremba se nuk do me jepnin lekët por do të më vrisnin.
Ndërkohë, më 23 shtator 2019, shtetasti Fredi Alizoti para trupit gjykues ka rrëfyer pritjen që i është bërë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe ish deputeti Ervin Salianji. Ai rendit edhe detajet e planit të “selisë blu” për fabrikimin e zërit të Geron Xhafajt.
Tabulatet e zbardhura telefonike, dëshmitë në prokurori dhe gjykatë, kanë zbardhur plotësisht të gjithë skemën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të jetëzuar nga vartësit e tij në “selinë blu” ku qëllimi kryesor ishte futja në kurth e ish ministrit të “Brendshëm” dhe ish kreut të Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.