• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po tani, a duhet të ikë Lulzimi dhe Monika?

by Artur Ajazi
16/03/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Ka marrë fund me dështim të plotë dhe spektakolar, “uragani” popullor i Lulzimit dhe Monikës, protesta më e vakët që ka zhvilluar ndonjëherë Partia Demokratike qysh nga krijimi saj. Ka qenë një ngjarje e turpshme, bajate, e cila u parapri nga paralajmërime të neveritshme të një opozite të kapitulluar, të rrëgjuar, të hutuar, të molepsur, të paaftë, e cila nuk arriti as në 16 mars, të ngrinte në “këmbë 150 mijë vetë” për të rrëzuar qeverinë Rama.

Protesta e sotme, ishte pamja më tragjikomike e një opozite që rrotullohej e rrotullohej rreth institucioneve kushtetuese, duke u paraprirë nga kryetari Basha dhe pasuesit e tij ish-a. Ata tashmë pothuajse të gjithë janë “ish-a”, ish-deputetë, ish-sekretarë, ish-opozitarë, ish-kryetarë, dhe të tillë do të mbeten deri në 2021. Ata të gjithë janë pas 16 marsit, ish-denoncues të neveritshëm, ish-paralajmërues të skaduar, që tentuan të bëjnë “të fortin” me ligjin, me institucionet kushtetuese, por që në fakt u mblodhën tek selia e SHQUP-it, duke dëgjuar kryetarin e tyre ti këndonte himnin e flamurit, dhe kaq.

Protesta e 16 marsit, ishte triumfi i Flamurit, atij që dikur zihej me ministrat dhe kryeministrin në sallën e Parlamentit, dhe dje u caktua nga “lideri” Basha të bënte hapjen e “protestës popullore”, duke u bërë gazi botës. Ata që provuan edhe njëherë të “rrëzonin qeverinë Rama” dhe dolën më keq se bllofi, ata që e provuan edhe njëherë të mblidhnin në shesh “150 mijë vetë” dhe që nuk mblodhën as 15 mijë, nga sot duhet të largohen, madje natën. Largohu Lulzim dhe Monika, largohuni dhe do ta shihni se do të ndjeheni më të dlirët në shpirtin tuaj, hapini rrugën atyre që duhet të marrin në dorë frenat e partive tuaja të shkërrmoqura nga mëkatet dhe negativitetet politike. E provuat edhe njëherë sheshin dhe mejdanin, e provuat dhe nuk ju eci, tani është rradha juaj. Largohuni dhe do ta shihni se do të jeni më të respektuar nga shqiptarët, por jo nga ligji.

Protesta e sotme ishte triumfi i marrëzisë, së një grushti kryetarësh pa parti, që deklarojnë gjithë ditën se “jemi opozita e bashkuar”, e një grushti kryetarësh që mbledhin njerëzit me autobuzë, dhe pastaj i lënë rrugëve të Tiranës si të ishin jabanxhinj. Rama nuk iku edhe në 16 mars, dhe as ka ndërmend të ikë edhe në 2021, sepse ka vendosur të bëjë shtetin, atë që ju, sa ishit në pushtet nuk e bëtë, por e zhbëtë, e shtrydhët, e grabitët, e deformuat, e shpërfytyruat. Rama nuk iku, sepse erdhi me votën e shumicës së shqiptarëve, dhe do të largohet me votën e shumicës së tyre, por deri atëhere ka kohë.

Rama nuk iku sepse ka mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve, të atyre që sulmoni ju gjithë ditën dhe gjithë natën, e atyre që u futën ju, “dy këmbët në një këpucë” qysh protestën e parë kur sulmuat me flakadanë Kryeministrinë dhe Parlamentin. Tani është momenti, është koha juaj Lulzim dhe Monika, është rradha juaj të largoheni, dhe të mbyllni ciklin e mbijetesës tuaj politike, të shpëtoni partitë tuaja nga shkrirja e plotë. Nesër do të jetë vonë, sepse njerëzit nuk ju ndjekin më.

Njerëzit tuaj u lodhën me ju, me profkat tuaja, me premtimet tuaja, me paralajmërimet tuaja , me parapagesën tuaj për autobuzë dhe sufllaqe, ndaj largohuni. Eshtë rradha juaj. Sa për Ramën, ai tani ka ardhur, dhe as ka ndërmend ta mendojë largimin, aq më tepër kur e kërkoni ju, pasi ka vendosur të bëjë shtetin, të bëjë Shqipërinë.

Next Post
Përse nuk e bëjnë femrat hapin e parë?

Përse nuk e bëjnë femrat hapin e parë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In