• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po tallet në Lushnje?! Berisha: Do nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, do zgjojmë luanin. Beteja jonë do vazhdojë

by Java News
18/11/2023 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarë të Lushnjës ka theksuar se beteja e opozitës ndaj qeverisë do të vijojë, për fitoren e pluralizmit, demokracisë e të ardhmes sonë.

Berisha është shprehur se kjo është një beteje jetike dhe vendimtare, ndërsa theksoi se “diktaturën nuk do e tolerojmë më tej”.

“Kjo betejë do të jetë histori fitoreje, suksesi, jo vetëm pasi të zotohemi se do luftojmë në betejën pa kthim pasi të nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, të zgjojmë luanin që flenë tek çdo demokrat e opozitar”, u shpreh Berisha nga Lushnja, vendim me paqesor ne bote. Ndoshta ka menduar te tallet me lushnjaret paqesore qe shohin hallet e tyre.

Sali Berisha: Nisem në parlament betejën pa kthim, dhe i ftojmë të gjithë të angazhohen në këtë beteje pa kthim. Për fitoren e pluralizmit, demokracisë, të ardhmes sonë dhe fëmijëve tanë.

Kjo është një beteje jetike, vendimtare. Kërkon angazhimin tonë të fuqishëm, betimin tonë se diktaturën nuk do e tolerojmë më tej. E di se sa të mërzitur jeni ju pas betejave elektorale. E kam shumë të qartë. Duke u përpjekur të bëjmë më të mirën për zgjedhjet, me Rdi Ramën nuk ka zgjedhje. Duke shmangur betejën që duhet të bëjmë, qarkullojnë mendimet se ky i vjedh dhe fiton zgjedhjet.

Mori vota duke përdorur forcën e shtetit, me zarfa. Si i fiton ky zgjedhjet? Duke i hequr vulën opozitës, duke liruar kriminelët nga burgu. Zgjedhjet i fitojnë ata që në gjithë këtë terror arritën të votohen nga 600 mijë shqiptarë. Unë ju them se ky diktator, kjo e keqe pas Enver Hoxhës, në zgjedhjet e 2025 nuk do shpërndaj më zarf 50 mijë lekë, nëse e lëm do shpërndaj 150 mijë, lekët tuaja. Nëse e lejojmë do lirojë më shumë vrasës nga burgu për të terrorizuar qytete të tëra.

Ne tani dimë gjithçka, koha na thërret të ngrihemi kundër kësaj diktature, të vendosim votën e lirë, shtetin ligjor. Kjo betejë do të jetë histori fitoreje, suksesi, jo vetëm pasi të zotohemi se do luftojmë në betejën pa kthim pasi të nxjerrim lepurin nga barku i shqiptarëve, të zgjojmë luanin që flenë tek çdo demokrat e opozitar. Pasi ne të bëjmë gjithçka për të tërhequr çdo qytetarë në këtë betejë, fitorja dhe suksesi ynë ka një kusht të të gjitha kushteve, aftësinë tonë për të nxjerr në ballë të rinjtë tanë. Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre. Gjithçka bëhet për të ardhmen e tyre, për dinjitetin e tyre./m.j

Next Post
VIDEO/ Operacioni si në filma për arrestimin e anëtarëve të bandës së drogës në Angli! Drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë

VIDEO/ Operacioni si në filma për arrestimin e anëtarëve të bandës së drogës në Angli! Drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Shqiptaret jane luenj dhe nuk mund ti shkojne mbraps lepurit !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com