• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

by A. Q
23/09/2026 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë bojkotin ndaj Gjykatës së Posaçme, duke e shtrirë tashmë edhe te seancat për masat e sigurisë.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, pas përplasjes së krijuar me GJKKO-në për rregulloren e kundërshtuar nga avokatët dhe gjobat e vendosura ndaj mbrojtësve që nuk janë paraqitur në seanca në zbatim të bojkotit.

Dhoma e Avokatisë ka vendosur gjithashtu të marrë përsipër financiarisht gjobat e vendosura ndaj avokatëve, nëse ato mbeten në fuqi. Kreu i Dhomës, Maks Haxhiaj, bëri të ditur se gjobat do të kundërshtohen në të gjitha instancat gjyqësore.

Sipas tij, vendimi i mëparshëm për bojkotin është respektuar nga avokatët, ndërsa GJKKO ishte vënë paraprakisht në dijeni për të. Haxhiaj tha se, pavarësisht kësaj, disa gjyqtarë kanë vendosur gjoba ndaj avokatëve që nuk janë paraqitur në seanca.

Haxhiaj argumentoi se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës janë të detyrueshme për anëtarët e saj dhe kundërshtoi që rregullorja e GJKKO-së të prevalojë mbi ligjin për profesionin e avokatit. “Edhe nga pikëpamja e hierarkisë është një rregullore që është poshtë ligjit, por dhe nuk është rregullore për ne. I vetmi ligj që ne i përulemi me korrektësi dhe zbatojmë është ligji për profesionin e avokatit”, u shpreh Haxhiaj.

Kreu i Dhomës kritikoi gjithashtu mungesën e një reagimi nga drejtuesit e GJKKO-së ndaj kërkesave të avokatëve. Sipas tij, Dhoma kishte dërguar një letër me synimin për të zgjidhur situatën përmes dialogut, por nuk mori një përgjigje zyrtare nga drejtuesit e gjykatës.

Haxhiaj tha se përgjigjja e marrë më pas ishte firmosur nga kancelari i GJKKO-së dhe, sipas tij, nuk plotësonte kushtet formale të një komunikimi zyrtar mes titullarëve. Në përmbajtje, shtoi ai, gjykata mbrojti rregulloren që kundërshtohet nga avokatët.

Sipas Haxhiajt, nuk janë marrë në konsideratë as argumentet ligjore të paraqitura nga Dhoma, të cilat, sipas tij, mbështeten në Kushtetutë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, Konventën e Këshillit të Europës për mbrojtjen e profesionit të avokatit dhe Kodin e Procedurës Penale.

Megjithatë, Haxhiaj theksoi se Dhoma mbetet e gatshme për dialog dhe se qëllimi i bojkotit nuk është vendosja e gjykatave në kolaps.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë një palë bashkëpunuese”, tha ai.

Kreu i Dhomës iu referua edhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për të cilën tha se ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj shqetësimeve të avokatëve dhe kritik ndaj rregullores së kundërshtuar.

Kritika pati edhe ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor. Haxhiaj tha se Dhoma i kishte kërkuar KLGJ-së një takim për të diskutuar problematikat e avokatëve në proceset gjyqësore, por nuk kishte marrë një përgjigje serioze. Sipas tij, çështja është diskutuar në KLGJ, por institucioni nuk ka mbajtur një qëndrim për rregulloren.

Gjatë mbledhjes pati debat për shkallën e përshkallëzimit të bojkotit. Një pjesë e avokatëve kërkuan që masat e sigurisë të përfshiheshin menjëherë, ndërsa të tjerë propozuan fillimisht një bojkot të përgjithshëm deri në dy javë.

Avokatja Edlira Kola, anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, kërkoi kalimin te një masë më e fortë, duke argumentuar se bojkoti i deritanishëm ishte injoruar nga GJKKO.

“Mendoj se edhe ne duhet të marrim tani masa drastike, siç është ajo që të bojkotojmë seancat e masave të sigurimit. Besoj se ky mjet do të ishte efikas dhe do të kishim një reagim institucional nga kjo gjykatë”, tha Kola.

Edhe një anëtare e Dhomës së Avokatisë së Vlorës, e cila tha se në mbledhjen e mëparshme nuk kishte qenë dakord me bojkotin në formën e propozuar, deklaroi se kishte ndryshuar qëndrim pas zhvillimeve të fundit.

“Po tallen me ne. Nuk po na marrin në konsideratë”, tha ajo, duke mbështetur përfshirjen e masave të sigurisë në bojkot.

Një tjetër avokat kërkoi që ky hap të mos merrej menjëherë. Ai propozoi një bojkot të përgjithshëm deri në dy javë dhe vetëm nëse nuk do të kishte reagim, të kalohej te masat e sigurisë.

“Nuk duhet të shkojmë te masat e sigurimit. Është një vendim ekstrem, që mund të ketë pasoja shumë të mëdha. Për të shkuar aty duhet të përdorim bojkotin e përgjithshëm në një afat të caktuar, jo më shumë se dy javë”, tha ai.

I njëjti avokat deklaroi se kishte marrë tashmë katër gjoba nga GJKKO e Shkallës së Parë dhe kërkoi që mbrojtja ndaj tyre të jetë kolektive dhe jo individuale, pasi gjobat lidhen me zbatimin e një vendimi të përbashkët të Dhomës.

“Unë sot kam gjobën e katërt që marr në GJKKO-në e Shkallës së Parë. Përpara një veprimi kolegjial, që është vendimi i Këshillit Kombëtar të Avokatisë për bojkotin, mbrojtja duhet të jetë kolektive”, deklaroi ai.

Sipas tij, “avokatia si institucion nuk është spektatore e drejtësisë, por është faktor dhe aktor i drejtësisë”.

Një tjetër propozim i hedhur gjatë diskutimeve ishte tërheqja nga GJKKO e listës së avokatëve që caktohen kryesisht për mbrojtjen e të pandehurve.

Avokati që paraqiti propozimin tha se kjo nuk duhet të konsiderohet “hakmarrje”, por pjesë e reagimit të avokatisë ndaj situatës së krijuar.

Haxhiaj u ndal edhe te qëndrimi i dy avokatëve anëtarë të KLGJ-së. Sipas tij, avokati Tabaku ka mbështetur qëndrimin e Dhomës dhe ka kundërshtuar situatën e krijuar, ndërsa për avokatin tjetër tha se ka mbajtur një qëndrim indiferent.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli vendosi përshkallëzimin e bojkotit, duke përfshirë tashmë edhe seancat për masat e sigurisë. /TCH/

Next Post
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com