• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po shtrohet prej serbëve udha për Rusinë në Ballkan?

by A R
16/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Goditjen më të madhe në ditët e fundit Serbisë nuk ia kanë dhënë vetëm ngjarjet me Kosovën por ajo që po ndodh me Malin e Zi. Pak ditë më parë është ratifikuar protokolli i pjesëmarrjes së Malit të Zi në NATO. Një fakt, që nuk përtypet nga Rusia për aleatin e saj të vogël historik, që për hir të së vërtetës e ka ndirë dhe kuptohet Serbisë, aleatit të sotëm që ka humbur me malazezët mbështetjen e saj më të madhe në Ballkan. Jo se nuk e kish humbur, por se pa u bërë dokumentacioni me NATO-n i Malit të Zi, në Beograd ende mendonin se mund të gjendej një mundësi, që aleatët sllavë të funksiononin në një farë mënyre. Në fakt, dërrmën e të gjithë historisë e dha tentativa e dështuar e Grushtit të Shtetit në Mal të Zi, që prodhoi dhe fatin e ikjes de jure nga skena e Gjukanoviçit, zyrtarit më fuqiplotë të Malit të Zi dhe nga më të vjetrit e ish-Federatës pas viteve ’90. Ky akt tregoi se Rusia ishte direkt e përfshirë kurse serbët ishin pjesëmarrës aktivë. Destabilizimi i parë nuk ndodhi. Ajo i dha një moment frymëmarrje Ballkanit prej largimit të ndikimit rus, që po të funksiononte, do futesh si pykë mes dy vendeve ballkanike të NATO-s, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ndërkohë që tollovia me Kosovën ka treguar se zyrtarët serbë kanë humbur krejtësisht busullën e tyre ose më saktë kanë nxjerrë zbuluar hapur politikën e tyre. Deri në momentet e fundit, faji për dekorimin e trenit është ndarë mes drejtorit të zyrës për Kosovën në qeveri Gjuriç dhe zyrtarëve të tjerë, ku Vuçiç kthimin e tij e ka interpretuar si tërheqje për të ruajtur një statusquo të nevojshme.

Në fakt, ajo që po analizojnë njerëzit e shoqërisë civile serbe hedh dritë në një element tjetër, që pala serbe po bëhet gati për sfida të tjera më kolerike, që pas kanë afrimin e Rusisë, si protektore e Serbisë në Ballkan. Kosova tashmë ka nevojë jo më për sherre dhe patriotizmin fals, po për unision të gjithë faktorit politik. Edhe me këtë serbët janë në realitete më komode për të prishur punë. Çka do të thotë se prishja e murit, përballja e dytë e vështirë e Kosovës, vërtetë mund të ndodhë, por ndarja e qytetit nuk mund të shkatërrohet. Që do të thotë se serbët e Kosovës po përgatiten që të nxjerrin pengesa të tjera, ku pas murit pritet krijimi i njëanshëm i Asosacionit, që do të thotë një kokëdhimbje tjetër për qeverinë e Mustafës, që po vuan një mandat tejet të vështirë dhe pa rrugëdalje.

Ndërkohë qeveria e Serbisë, që pak a shumë e ka braktisur atë fytyrë aq demokratike, sa kur filloi negocimin e kapitujve në Bruksel, po e paraqet veten si të rrezikuar dhe si zakonisht viktimë. Pas thirrjeve të Dodik dhe përpjekjeve të tij për ndarjen e Republikës Srpska, duket se përballja tjetër e Serbisë zyrtare është thirrja direkte e Rusisë në terren. Dhe, kjo e fundit, për shkak dhe të dobësimit të NATO ose më qartë ligjëratës së zotit Trump, jo shumë dashamire me NATO-n, po na e fut Rusinë gjithnjë e më afër. Ndikimi i saj i shtuar ka filluar me faljen e armatimeve, ndërkohë që në fjalët e zyrtarëve serbë Rusia përmendet gjithnjë e më shumë si ndihma e nevojshme kundër BE-së armiqësore.

Ardhja e Rusisë dhe forca cinike e saj për Ballkanin do të thotë realisht kohë e vështirë, por më shumë se çdo gjë për ne është tollovia që na shoqëron dhe përçarja e madhe politike e dy vendeve shqiptare Shqipëri-Kosovë, si edhe e dy të tjerave me komunitete shqiptare Maqedoni-Mal i Zi. Bashkimi tash s’është më retorikë, por nevojë e elementit shqiptar që t’i mbijetojë këtij realiteti me shumë të panjohura. (JavaNews) 

Next Post
GALERI / Policia ndihmon shoferët e bllokuar nga dëbora

Moti i keq/ Probleme në disa akse rurale, MTI: Ja situata në qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

August 2, 2026
Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

August 2, 2026
280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

August 2, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Plagosja e turistit italian në Tiranë, procedohen 8 të mitur

August 2, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

August 2, 2026
Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

August 2, 2026
A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

August 2, 2026
DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

August 2, 2026
Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

August 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com