• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po Shqipëria?

by Adrian Thano
04/01/2026 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Kjo që ndodhi në Venezuelë është një pasqyrë brutale e kohëve që po jetojmë.

Por edhe një test për ata që e quajnë veten të majtë. Një sprovë për të matur koherencën me parimet, sovranitetin e kombeve, barazinë mes shteteve, refuzimin e dhunës. Veçanërisht kur kjo e fundit thotë se po eksporton demokracinë.

E majta botërore nuk ka heshtur. Zëra me peshë nga Europa dhe nga Amerika Latine folën. Dhe kanë folur drejt. Jo për të larë mëkatet e Maduros. Nëse të drejtat e njeriut janë flamuri moral i Perëndimit, atëherë çdo komb, përfshirë Venezuelën, ka të drejtën e patjetërsueshme për sovranitet ligjor, për ndryshime politike pa kërcënimin e forcës, pa imponim nga jashtë.

Nuk mund të mbrosh demokracinë duke dhunuar parimet e saj.

Maduro i meriton plotësisht kritikat për mënyrën e qeverisjes. Por rruga e përmbysjes së tij nuk mund të jetë as helikopteri i forcave speciale, as titrat e bujshme në ekrane me zjarre bombash në sfond.

Për më tepër, ato bomba bien mbi shtëpi, jo mbi regjime. Aty jetojnë njerëz të zakonshëm, si ne të gjithë. Ata nuk kanë asnjë pushtet mbi vendimet e superfuqive. Ama do mbajnë mbi shpinë padrejtësisht gjithë pasojat e tyre.

Po Shqipëria? Shqipëria jonë e vogël? Shqipëria, që ka një qeveri që e quan veten të majtë?

Çfarë mendojnë të majtët tanë me sahate luksi dhe veshje të modës së lartë që duhet të ishin zëri i barazisë dhe i dinjitetit njerëzor? Veç operacioneve plastike, verës Romanée-Conti, pozave nga parvazet me 5 yje, batutave plot kripë dhe diejve digjitalë, çfarë qëndrimi kanë të majtët tanë për një botë që po përballet me rikthimin e forcës së zhveshur si mjet gjeopolitik?

Çfarë zëri ngrejnë në një moment si ky ministrat, deputetët, bukuranët tanë përfaqësues të popullit që parakalojnë të enjteve në Parlament si personazhe të një katalogu luksi?

Reagimi i parë ishte një përqafim i papërmbajtur i gjuhës së forcës pa asnjë filtër parimor, pa asnjë reflektim. Ministria e Jashtme e qeverisë së majtë reagoi me një gjuhë që përjashton çdo nuancë të mendimit të majtë. Shprehu përkrahje pa rezerva për veprimet ushtarake duke etiketuar qeverinë e Venezuelës si “regjim narko-terrorist”.

Zgjodhi jo vetëm të mos problematizojë një ndërhyrje ushtarake pa mandat ndërkombëtar, por të duartrokasë retorikën e më të djathtëve të skenës amerikane.

Mungesë e plotë identiteti ideologjik. Por edhe mungesë e plotë dinjiteti.

Të jesh i majtë nuk do të thotë të jesh antiamerikan. Ndryshe i bie të jetë antiamerikan edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut që e quajti atë që ndodhi në Venezuelë një akt lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Megjithatë, qëndrimi i Tiranës nuk është thjesht dhe vetëm jashtë çdo linje të majtë. Në të vërtetë ai është një akt frike i koduar si diplomaci. “E majta” shqiptare nuk ka liri të zgjedhë të jetë e majtë edhe sikur të donte.

Pse? Këtu kemi një simptomë shumë më të thellë që nuk ka të bëjë vetëm me të majtën që s’është e majtë.

Shqipëria ka një klasë politike të korruptuar në pushtet dhe në opozitë. Me dosje që kanë marrë dhenë brenda e jashtë vendit. Kur je i varur nga marrëveshje të errëta dhe nga pasuri të pashpjegueshme, nuk mund të flasësh ndryshe nga ç’kërkon ai që t’i di të gjitha.

Korrupsioni nuk është vetëm ves moral. Prodhon varësi politike. Një klasë politike e korruptuar nuk është më e lirë të marrë vendime. Ajo është e kapur, e shantazhueshme, e përkulur.

Çdo qëndrim, i brendshëm apo i jashtëm, çdo vendim në kushte të tilla, nuk buron më nga bindjet apo idealet, edhe sikur ti kesh ato, por nga frika. Frika se dikush, diku, brenda, afër apo larg kufijve, mund të të kujtojë se çfarë ke firmosur, çfarë ke fshehur, çfarë ke marrë.

Për fat të keq, politikanët tanë janë të gjithë pengje të varur nga mëkati. Do jenë përherë të detyruar të kërcejnë me ritmin që i bien daulles të tjerët.

Next Post
Venezuela, Rënia e Republikës

Venezuela, Rënia e Republikës

Comments 3

  1. Fatmiri says:
    6 days ago

    Ky është një shkrim shumë i fortë!!!
    Ka tre cilësi që nuk janë të zakonshme bashkë: Koherencë ideologjike, sepse nuk bie në kurthin pro/anti. Ka gjuhë morale, por jo moralizuese sepse kritikon pa u ngritur si gjel mbi lexuesin sic bejne shumica me arrogance. Një transicion shume i zgjuar nga ceshtja globale në atë lokale. Pjesa për të majtën dhe korrupsionin si mekanizëm kapje ësbtë e gjitha për tu nënvizuar
    Sinqerisht urime per portalin tuaj

    Reply
  2. Banor i Tiranes says:
    6 days ago

    CITOJ NGA SHKRIMI:

    Çdo qëndrim, i brendshëm apo i jashtëm, çdo vendim në kushte të tilla, nuk buron më nga bindjet apo idealet, edhe sikur ti kesh ato, por nga frika. Frika se dikush, diku, brenda, afër apo larg kufijve, mund të të kujtojë se çfarë ke firmosur, çfarë ke fshehur, çfarë ke marrë. Për fat të keq, politikanët tanë janë të gjithë pengje të varur nga mëkati. Do jenë përherë të detyruar të kërcejnë me ritmin që i bien daulles të tjerët.

    FJALE TE ARTA. NJE PYETJE: PSE VALLE PIKERISHT TANI QE RAMA ESHTE KAPUR NGA BOLET GREKU KERKOI RIKTHIMIN E BISEDIMEVE PER DETIN? REFLEKTONI O NJEREZ

    Reply
  3. leka says:
    6 days ago

    A ka Shqiperia nje te majte te vertete ? PS esqhte me parimin pertej te majtes dhe te djathtes !

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In