• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po shkonin te Eduart Xhezo në burgun e Lushnjes/ Si ia ‘punuan’ autorët viktimave të atentatit në autostradë?

by
18/08/2022 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën të vrarë në një atentat të mirëorganizuar sot në aksin Vlorë-Levan. Tre breshëri të gjata nga tre armë të ndryshme ndaj tyre e kanë bërë të pamundur shmangien nga plumbat, ç’ka përfundoi me dy objektivat të binin në kanalin anë rrugës bashkë me makinën e tyre.

Dyshohet se Xhezo dhe Lena i frikësoheshin një atentati pasi kishin marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në 4 gusht 2019 në Vlorë. Autor i vrajes së tij ishte vëllai i Hakim Xhezos, Eduarti, i cili gjendet i dënuar në burgun e Kosovës në Lushnje i dënuan në vit më parë nga gjykata. Dyshohet se dy viktimat e atentatit të sotëm do të shkonin pikërisht të takonin Eduart Xhezon në burgun e Kosovës prandaj edhe në makinë iu gjetën ushqime si edhe veshje, të cilat do t’ia dërgonin atij.

Dyshohet se për vrasjen e tyre u përdorën tre automatikë si edhe një makinë tip “BMW” pa targa, e cila u gjet e djegur disa kilometra më tej. Viktimat lëviznin me makinë të blinduar shpesh në këtë itinerar, por kësaj radhe kishin zgjedhur një makinë normale dhe duket se autorët nuk e kanë humbur si rast. Fillimisht ata i kanë parakaluar dhe më pas kanë qëlluar dhjetra plumba në drejtim të tyre.

Atentati

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajas kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Po ashtu edhe miku i tij Hakim Xhezo ishte i njohur për policinë pasi ishte dënuar me 14 muaj burg për trafik lëndësh narkotike.

Vrasja e Arben Beqirajt

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në Vlorë, ka shërbyer për rrahjen e Gazmend Alushit, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kafshës. Ai u dhunua me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja , Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Eduart Xhezo duke e pyetur se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Eduart Xhezos. Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, janë në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e Nesim Hodajt.

/e.d

Next Post
“Pista kyesore është…”, detaje nga zhdukja e Ervis Martinaj/ Kërkohet informacion nga autoritetet e huaja, në hetim i përfshirë edhe…

"Pista kyesore është…", detaje nga zhdukja e Ervis Martinaj/ Kërkohet informacion nga autoritetet e huaja, në hetim i përfshirë edhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com