Po shkëmbenin heroinë në qendrën tregtare, arrestohen 4 persona
Katër persona janë arrestuar në Tiranë për trafik droge. Sipas policisë së kryeqytetit nga një operacion i zhvilluar pranë një qendre tregtare në kryeqytet, katër persona u arrestuan, ndërsa tre të tjerë arritën të arratisen.
Nga ky operacion, policia ka arritur të sekuestrojë 1 kg heroinë. Forcat e policisë ndërhynë gjatë kohës kur po bëhej shkëmbimi i drogës.
Aktualisht, policia është vënë në ndjekje të tre personave të tjerë që mundën t’i shmangen këtij operacioni. Dyshohet se në këtë rrjet trafiku të jenë përfshirë edhe të tjerë persona – përtej atyre që policia i është vënë në ndjekje si pjesë e grupit që po shkëmbenin drogën në parking.