• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A po shkelen vlerat e luftës me zgjedhjet e parakohshme të Drenasit?

by Java News
13/11/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor.Në këto zgjedhje do garojnë pesë parti politike dhe tre kandidatë të pavarur. Ndërsa, ka edhe subjekte të cilat kanë vendosur t’i bojkotojnë këto zgjedhje.Në mesin e partive që kanë vendosur të mos kenë kandidat në këto zgjedhje, është edhe Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se me vendimin për zgjedhje të parakohshme po shkelen vlerat e luftës.

“Këto zgjedhje janë produkt i një vendimi gjyqësor për dënimin e ushtareve të UÇK-së që ne mendojmë vazhdimisht se janë gjykime të padrejta dhe Lëvizja është e angazhuar maksimalisht për të dalë në mbrojtjen e vlerave te luftës”, ka thënë për IndeksOnline, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje të Qendrës së Drenasit, Shemsi Elezi.

Por njëjtë nuk mendon kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili thotë se këto zgjedhje po bëhen për shkak se komuna e Drenasit ka mbet pa kryetar pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit.

“Nuk mendojmë që preken vlerat e luftës pasi këto zgjedhjet po bëhen për shkak se ajo komunë ka mbet pa kryetarë. Arsyeja e largimit të tij nga ky  post tashmë dihet, ashtu siç është e ditur se ata janë të dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Eulexit.

Pra, pa fakte dhe pa argumente. Prandaj nuk mendojmë që po preken vlerat e luftës”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, hedh poshtë idenë se nga këto zgjedhje mund të preken vlerat e luftës. Sipas tij, dënimi i të akuzuarve për rastin “Drenica 2” dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme janë dy gjëra të ndryshme.

“Ne jemi shprehur çdo herë se jemi kundër dënimit apo gjykimit të cilido luftëtarë të UCK-së. Edhe për dënimin e Nexhat Demakut dhe të tjerëve të përfshirë në rastin “Drenica 2” mendojmë që është bërë e padrejtë, mirëpo në anën tjetër jeta duhet të vazhdoj. Qytetarët e Drenasit duhet të kenë një kryetar komune që i udhëheqë ata dhe të mos ketë ngecje në çfarëdo aspekti”, ka thënë Qeriqi.

Zgjedhjet do të mbahen për shkak të dorëheqjes së Nexhat Demakut nga posti i kryetarit të Drenasit një ditë pasi që Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Duka kritikon lojtarët

Duka kritikon lojtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In