Kryetari i Partisë Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po shkatërron ekonominë dhe biznesin e ndershëm në vend.
Lulzim Basha shkruan në Facebook se Kryeministri po u rikthehet përurimeve të bizneseve të mëparshme, për të treguar një realitetet tjetër.
Sipas tij, “asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare”.
Basha shton se se subvencionet për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij.
“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë” – thotë Lulzim Basha ndër të tjera..
Ai akuzon se Edi Rama po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. /a.r