Edona James është transgjinorja e parë shqiptare. Ajo, rreth moshës 13 vjeçare, duke mos e ndjerë më veten mashkull filloi të marrë hormone për t’u shndërruar në femër dhe në moshën 23 vjeçare, bëri një operacion për tu shndërruar plotësisht në femër.
Transgjinorja e njohur ka disa javë që po përballet me sëmundjen e kancerit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale ku shihet se nga trajtimi i sëmundjes i kanë rënë edhe flokët.
Madje në një postim ajo ka thënë se është lodhur duke luftuar dhe se është duke shijuar ndoshta momentet e fundit të jetës: “Unë kam luftuar kaq shumë, por nuk mundem më. Tani asgjë më nuk ka kuptim. Po shijoj vitet e muajt ose ditët që më kanë mbetur”, kishte shkruar ajo. Edona tashmë 30 vjeçare është diagnostikuar me kancer në gji./dritare.net/b.d